Kohanews.com

Ke Çfarë Lexon!

Vendoset bashkëpunim kulturor në mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

1 min read

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë do të hapin Qendra informative kulturore në Shkup dhe Tiranë. Këtë e parasheh marrëveshja në mes dy vendeve që mori dritë të gjelbër nga ana e Qeverisë në seancën e fundit.


“Në mbledhjen e fundit Qeveria miratoi Propozim- ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për themelimin e qendrave Kulturore-Informative në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe qendrave Kulturore- Informative në Republikën e Shqipërisë”, tha Hoxha .

Me Marrëveshje krijohet kornizë ligjore për themelimin e qendrave Kulturore-Informative me anë të cilave edhe më tepër do të intensifikohen relacionet në të gjitha veprimtaritë nga fusha e kulturës, prezantimit dhe afirmimit të kulturave të të dyja vendeve.

“Hapja e Qendrave kulturore do të kontribuojë për popullarizimin dhe prezantimin e traditës, kulturës dhe artit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe do të mundësojë informim në kohë dhe të saktë për qytetarët në lidhje me rrjedhat aktuale kulturore në të dyja shtetet dhe do të paraqes një urë për afrimin dhe njohjen e ndërsjellë në mes dy popujve”, u shpreh zëdhënësi Hoxha.

Ndryshe Maqedonia e Veriut deri më tani ka hapur Qendër informative kulturore në Sofje, Stamboll dhe në  Nju Jork