Veprim i ulët i Selës dhe Gashit

Blerand Rexhepi

Partitë opozitare, Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës dhe Alternativa e Afrim Gashit partnere të VMRO-DPMNE-së së Hristijan Mickoskit, sot para Rektoratit të Universitetit të Tetovës do të mbajnë konferencë për media në të cilën pritet të hedhin “vrerin” e tyre mbi vendimin unanim të këtij universiteti me qëllim nderimin e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim me titullin Doctor Honoris Causa, informon BLIC.MK

Konferenca për shtyp e partnerëve të VMRO-së së Mickoskit, sipas ftesës zyrtare do të mbahet para hyrjes së rektoratit të Universitetit të Tetovës në ora 13:00.

Sot, me rastin e 26 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës do të mbahet një akademi solemne ku pritet që me titullin Doctor Honoris Causa të nderohet lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Next Post

Lladrovci përgëzon Ali Ahmetin për titullin Doktor nderi: Të gjithëve na bën krenar!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot mori pjesë në solemnitetin e organizuar nga Universiteti i Tetovës për Ali Ahmetin, me rastin e dhënies së titullit Doctor Honoris Causa, z. Lladrovci, ka vlerësuar lartë personalitetin e z. Ahmeti, duke shkruar “Ky titull për Ty, na jep të gjithëve krenarinë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: