Apel nga KMK: Vetëm debatet dhe ballafaqimi i argumentave i jep fund gënjeshtrës dhe manipulimeve publike

vull

Duke pasur një konsideratë të thellë për të gjithë mediat e, në veçanti për mediat vizive në vend, Këshilli për Mbrojtjen e Kushtetutshmërisë së Bashkësisë Fetare Islame në RMV, apelon për një bashkëpunim sa më gjithëpërfshirës, me qëllim që ta ruajmë misionin e shenjtë të mediave tona – drejtinformimi.

Mediat tona, mbase, duke u nisur nga domosdoshmëria e respektimit të autoritetit, qoftë të një personi apo edhe të një institucioni, nganjëherë po bien pre e kësaj “edukate” dhe, po anojnë pa dashje e pa kurrfarë strategjie paraprake, kah përhapja e informacionit të rrejshëm dhe kah synimet e errëta për ta dëmtuar autoritetin!

Prandaj Këshilli për Mbrojtjen e Kushtetutshmërisë së BFI-së i fton të gjithë mediat e vendit, në veçanti ato vizivet që, të japin kontributin në shpalosjen e së vërtetës, në shpalosjen e problemeve me të cilat tash e sa kohë po ndeshet Institucioni i BFI-së.

Debatet televizive, ballafaqimi i fakteve, shpalosja e së vërtetës edhe të aktorëve të tjerë me mendim opozitar por edhe të atyreve që mbrojnë dokrtinën konstitucionaliste të domosdoshëm për një Institucion të mirëfilltë, janë kontribute jetike për ta dëshmuar, së pari, profesionalizimin emedias vizive, dhe, mbi të gjitha, drejtinformimin.

Ne, si Këshill i Mbrojtjes së Kushtetutshmërisë së BFI-së, si trup vullnetar i inicuar dhe themeluar nga një numër relativisht i madh i imamëve dhe teologëve të vendit, kemi mbledhur fakte e informacione për shkelje flagrante të Kushtetutës së BFI-së nga “udhëheqësia aktuale” e këtij Institucioni, për veprime të përditshme antikushtetutare, për aktivitete imagjinare e sporadike, që çojnë ujin në mulli të huaj. Nuk e besojmë se mediat tona aq lehtë mund ta gëlltisin kriminalizimin e këtiij Institucioni! Me publikimin e informacioneve të njëanshme, të paketuara sipas dëshirës së shkelësve të Kushtetutës së BFI-së, nuk e besojmë se përmbushet misioni i shenjtë i mediave tona vizive.

Prandaj, Këshilli për Mrojtjen e Kushtetutshmërisë së BFI-së, apelon deri te medat vizive të vendit që, të bëjnë ç’mos që të dëgjohet edhe pala tjetër e cila ka qindra fakte e argumenta se BFI-ja si Institucion, nuk është në udhën e duhur. I ftojmë të gjitha mediat nacionale dhe ato lokale që ta japin kontributin e vet kombëtar e fetar në rimëkëmbjen e këtij Institucioni fetar, i cili, për momentin po vuan nga mosnjohja e Kushtetutës së BFI-së, nga lakmia e sëmurë për shkelje kushtetutare si dhe për veprime jasht të gjitha akteve nomative të BFI-së. Kjo dukuri e rëndë mund të zbutet dhe të eliminohet fare, vetëm duke i dhënë fund prezantimit të personave me mentalitet demgogu si dhe matrapazëve që mendojnë se Institucioni dhe gjithçka tjetër, përfshirë edhe mediat, duhet të vegjetojnë rreth tyre. Gjithnjë ekziston edhe ana tjetër e medaljes. Jasht kësaj logjike gjithçka është false, pra, e kriminalizuar!

Mediat e vendit duhet të kuptojnë se, të gjithë ata që i ikin debatit dhe përballjes së argumentave, në fakt janë manipulatorë që mundohen ta keqpërdorin median për ta shitur “të vërtetën” e tyre të paketuar sipas strategjisë së brumosur guzhinave të huaja.

Shpresojmë dhe lutemi për mirëkuptim!

 

Këshilli për Mbrojtjen e Kushtetutshmërisë së BFI në RMV

 

Shaban Aziri, kordinator

Eset Shaqiri, zv/kordinator

Mirdi Brao, zv/kordinator

Next Post

Grubi: Mbledhja e përbashkët e qeverive Maqedoni e Veriut-Kosovë më së largu në Janar 2021

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive z. Artan Grubi sot në Prishtinë ka realizuar një takim pune me zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës, znj. Albulena Balaj-Halimaj. Në këtë takim u bisedua për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët midis dy qeverive, asaj të Maqedonisë së […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: