Vetura e Taravarit si autobusit i Veselit, a do i buzëqeshë Kurti edhe Arbenit? (Video)

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti, në një intervistë komentoi reklamën e PDK-së në fushatë ku lideri i asaj partie Kadri Veseli e shtyn një autobus të prishur së bashku me anëtarët e tjerë të PDK-së duke me pretekstin se ata i shtyjnë proceset përpara.

Duke komentuar këtë reklam, Albin Kurti ia fillon të qesh si jo shpeshherë, e duke thënë se ai ka menduar fillimisht që atë reklamë e kishte bërë dikush tjetër për t’u tallur me ta.

“Ata janë tallur me veten e tyre”, është shprehur Kurti duke qeshur.

Pasi autobusi i PDK-së pësoi humbje të madhe në Kosovë, sot shefi i shtabit të ASH-së Arben Taravari është parë duke shtyrë një veturë në Shkup për marketing politik para fushatës zgjedhore të 12 Prillit.

Ende nuk e ka parë këtë fotografi Albin Kurti, por kur do ta sheh mund tia kris të qeshurave pa fund dhe tju sugjerojë ASH-së që mos të hynë fare në zgjedhje pasi mund të humbin njejtë si PDK-ja në Kosovë.

Next Post

Dr. Asani: Rashela Mizrahi, paraqet vlerë të shtuar për shoqërinë dhe shtetin tonë

Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, dr. Skender Asani, ka reaguar ndaj disa insinuative të shprehura në shtyp ndaj ministres së posazgjedhur teknike të Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi. Ai i quan jodinjitoze kualifikimet në llogari të kësaj ministreje se gjoja , ajo […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: