Përmes videos shpjeguese lidhur me regjistrimin e diasporës, ilustrohen në mënyrë kreative dobitë nga regjistrimi i popullsisë, shkruan TS.
“Shumë gjëra mund të ndodhin brenda 18-viteve, familja juaj mund të rritet në numër, lagjja mund të ndryshojë, madje ju mund të bëni zgjidhje për të cilat më pas do të pendoheni. Me regjistrimin e popullsisë, shteti mban përgjegjësi për të gjithë banorët.
Disa nga pytjet e zakonshme në REGJISTRIM janë:
Sa njerëz jetojnë në adresën tuaj, Mosha e tyre, përkatësia etnike dhe fetare, etj, Në esencë regjistrimi ndihmon të kuptojmë saktë, se sa njerëz jetojnë në RMV.
Ky proces është i rëndësishëm për shumë arsye, psh., numri i ri i popullsisë i dalë nga regjistrimi i 2021, nënkupton se qyteti juaj do të bëhet vend më i mirë për jetesë, me më shumë paqe, shkolla mirë të rregulluara, rrugë më moderne dhe shumë gjëra tjera” thuhet mes tjerash në videon spjeguese.