Video takim i Zv/MPJ Isaki me Ambasadorin e Republikës Demokratike Popullore të Laos në RMV

vull

Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmire Isaki, sot realizoi video takim me Ambasadorin e sapoemëruar të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm të Republikës Demokratike Popullore të Laos në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Vjenë, Sithong Chitnhothinh me rastin e dorëzimit të kopjeve nga letrat kredenciale.

Zv/MPJ Isaki i uroi mision të suksesshëm diplomatik ambasadorit Chitnhothinh, duke shprehur shpresën se raportet miqësore në mes dy vendeve do të marrin një dinamikë të re.

Në video takim u shqyrtua edhe bashkëpunimi i deritanishëm 25 vjeçar, si dhe mundësitë për avancimin e tyre, para së gjithash në fushën kontraktuale dhe ekonomike.

Përskaj bashkëpunimit bilateral, u bisedua edhe për bashkëpunimin multilateral me RDP të Laos në kuadër të OKB-së dhe Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, si dhe për ngjarjet më të reja në rajonin e Azisë Juglindore

Next Post

Zaev: Dhurimi i organeve është akti më i lartë i njerëzimit dhe humanizmit, ngrit ndërgjegjësimin për shumë transplante të suksesshme për shërim dhe jetë të shpëtuara

ot, Kryetari i Qeverisë së  Republikës së Maqedonisë së Veriut , Zoran Zaev, ju drejtua të gjithë qytetarëve me anë të një fjalimi me video në emër të përhapjes së ndërgjegjësimit dhe edukimit për dhurimin e organeve dhe indeve. Në vazhdim të kësaj kumtese, ju përcjellim fjalimin integrale të Kryeministrit […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: