Viktorija Nuland takon Petkov dhe Osmanin

Kohanews Admin

Aktive diplomacia amerikane për t’i zgjidhur çështjet e hapura në Ballkanin Perëndimor. Pas takimeve të KM bullgar Kirill Petkov në Uashington, sot Viktoria Nuland, Nënsekretare për Çështje Politike në Stejt Departamentin e SHBA-së ka takuar kryediplomatin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin.

Osmani në facebook ka njoftuar për takimin me Nuland duke falënderuar SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme të vendit, për Dialogun e ardhshëm strategjik dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së.

“Falënderim për mbështetjen e vazhdueshme amerikanë në proceset eurointegruese, veçanërisht të rëndësishme në kontekst të kërcënimeve aktuale të sigurisë. Prezencë të shtuar të SHBA-së në hapësirat tona është kyçe në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë rajonale”, ka theksuar Osmani.

Next Post

ASH: Qytetarëve u duhet ndihmë urgjente, shkurtoni lukset dhe merrni propozimet tona

Qytetarëve u duhet ndihmë urgjente, mjaft më me defile. Uluni dhe mendoheni! Nëse nuk e bëni, merrni propozimet tona të gatshme i keni. Çdo muaj rëndohet edhe më shumë buxheti familjar. Me të njëjtën sasi parash blehen gjithnjë e më pak produkte dhe kryhen shërbimet. Në prill, inflacioni që mat […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: