Vizitë në kompanitë Vezë Sharri, Renova, Mulliri Ballkan, Kokrra e Artë dhe Zbukurimi.

vull

Sot vizituam disa nga kompanitë më të suksesshme në Komunën e Tetovës, që njëherit janë nxitës dhe promotorë të zhvillimit ekonomik si në Tetovë ashtu edhe në të gjithë vendin.

Ishte kënaqësi e veçantë që nga afër të shifen kapacitetet prodhuese, implementimi i praktikave moderne të menaxhimit, si dhe ngritja e aftësive konkurruese të biznesit nëpërmjet afarizmit, novacioneve dhe teknologjive të reja.

Në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar, do të angazhohemi për stimulim të investimeve private, internacionalizim të biznesit, promovim të novacionit dhe teknologjive të reja, përkrahje të ndërarjereve të vogla dhe të mesme, lehtësim të qasjes në financa si dhe burime të kreditimit të volitshëm si dhe edukim dhe trajnim të kapitalit njerëzor dhe resurseve humane.

Next Post

Ahmeti: BDI e vetme që kërkoi hetim, të tjerët nuk e bënë!

Unë kam bërë një kërkesë në Prokurorinë Speciale atëkohë, pas themelimit, që të hap hetim për tërë veprimtarinë e Bashkimit Demokratik për Integrim nga viti 2002 e deri në miratimin e Ligjit për PSP, me qëllim të kontribuojmë për stabilitetin dhe të ndalim shpifjet dhe arroganca të përfundojë. Këtë nuk […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: