Kohanews.com

Ke Çfarë Lexon!

VMRO-ja kërcënon me bojkotimin e regjistrimit

1 min read

VMRO DPMNE-ja kërcënon me bojkotimin e regjistrimit të popullsisë. Pushteti po tenton që në mënyrë klandestine dhe pa konsultime të hartojë ligjin për regjistrim dhe të njëjtit t’i vendosin flamur evropian- akuzojnë nga partia opozita e VMRO DPMNE-së. Sipas zëdhënësit të VMRO-së Stoillkovski, përshpejtimi i këtillë në procedura për miratimin e këtij teksti, pa u lënë kohë shtesë për diskutim, lë hapësirë për dyshim për përmbajtjen dhe qëllimet e vërteta të Zoran Zaevit, shtojnë nga partia opozitare.