Xhaferi nga Ohri: Zaevi t’u kërkon falje shqiptarëve, përndryshe le të harron bashkëpunimin me BDI-në

Blerand Rexhepi

Bartësi i listës në njësinë e V-të zgjedhore Talat Xhaferi në takimin përmbyllës në qytetin e Ohrit, ka folur mbi konceptin dhe idenë e BDI-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare si dhe për kryeministrin e parë shqiptarë.

“Gati 20 ditë që eci zonën nga Mavrova e deri në Prespë dhe secilën ditë me qytetarët me bashkëvendësit tanë po më drejtohen me kureshtje se mezi presin 15 Korrikun që të shprehin vullnetin e tyre, gjithandej të dashur bashkëqytetarët e mi më pyesin se çfarë do ky njeri se gjoja apska vënë veten në rrezik për të bërë shqiptarin e parë kryetar parlamenti, po e kujtoj se ditën kur më është komunikuar se jam kandidat për kryetar parlamenti e kam pyet se a e din Zaevi se kush bëhet kryetar parlamenti, mu drejtua o Talat unë Ali Ahmeti dhe koalicioni kemi besimin e plotë se Talati është personi i vetëm për secilën situatë do të drejtoj parlamentin në këtë kohë”, ka deklaruar kështu Xhaferi nga Ohri.

Ndërkohë që në lidhje me përgjimet e fundit të cilat kanë dalë në opinion ku Zaev duket se ofendon shqiptarët, Xhaferi i është përgjigjur duke i thënë se të mbaj mend që shqiptarët e bënë kryeministër por njëkohësisht shqiptarët të bëjnë edhe për 5 pare.

“Po i përgjigjem nga këtu, Zaev realisht ju keni pësuar fizikisht dhe të tjerë por dije se Talat Xhaferi dhe BDI shqiptarët këtu edhe pse i humbe zgjedhjet të bënë kryeministër dhe pushtetar për sa vite e sa. Ne për të vazhduar bashkëpunimin nga këtu ju ftoj që Zaevi të del të kërkojë falje për ofendimet që ju bën, atë që e thotë për shqiptarët e bën dhe për të tjerët dhe duhet të kërkojë falje, ndoshta për ju shqiptarët vlejnë pesë pare por shqiptarët janë në gjendje të të bëjnë për 5 pare. Ne jemi në Ohër ku ju e përmbyllët atë mundësinë e 5 pares, me krenari dhe dinjitet se duhet të mendoni se ende ka kohë që të bashkëjetojmë në këtë vend sepse nuk keni të drejtë të flisni për këtë sepse nuk është pronë e babës tuaj sepse ne udhëheqim popullin tonë”, ka theksuar mes tjerave Xhaferi në fjalimin e tij para qytetarëve të Ohrit.

Next Post

Florin Besimi: Profesionin e kam të shpëtoj jetë që jetës t’i japë dritë

Doc.Dr. Florin Besimi, në zgjedhje kandidon për deputet i Parlamentit nga BDI-në, në Zonën e 6-të zgjedhore, kuadër i jashtëzakonshëm që çdo partie do t’i bënte nder. Ai, përpos ngarkesave profesionale, është shumë aktiv në jetën sociale, duke marrë përgjegjësi dhe duke promovuar çështjet jetike të qytetarëve. Ju të gjithë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: