Xhaferi viziton Ostrecin e Manastirit: Do jem mbështetës i juaji dhe përfaqësues dinjitoz

Blerand Rexhepi

Bartësi i listës në zonën e V-të zgjedhore nga BDI, Talat Xhaferi sot aktivitetin e tij e ka zhvilluar në disa fshatra të qytetit të Manastirit ku është ndalur në Ostrec ku me banorët aty ka diskutuar mbi platformën e subjektit që përfaqëson si dhe zhvillimin e këtyre vendbanimeve shqiptare dhe jo vetëm.

Xhaferi me banorët ka diskutuar mbi zhvillimin e vendbanimeve si dhe avancimin e banorëve të kësaj pjese që si vend shumë pjellorë është e rrethuar me tokë për zhvillim të bujqësisë, ndërkohë që një pjesë e madhe e tyre jetojnë tashmë në kontinentin e Australisë si dhe në Amerikën e Veriut.

Kandidati për deputet Xhaferi ka folur edhe mbi mundësinë e atyre që të kthehen në vendlindje që të vazhdojnë investimin në vendin e tyre ndërkohë që ka siguruar se do të jetë mbështetës i tyre si dhe një përfaqësues shumë dinjitoz në institucionet shtetërore.

Next Post

Ministri Filipçe: Për 4 muaj kam informuar rregullisht për Covid 19, jam përballur me lajme të rrejshme nga opozita

Një nga katet e spitalit “8 Shtatori” do të lirohet nga pacientët me Kovid-19, të cilët këto ditë do të transferohen në spitalin modular i cili disponon me 72 shtretër spitalor, kjo sot ishte dakorduar në takimin mes ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe sindikatës së SPQ “8 Shtatori” dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: