Hisen Xhemaili, ministër për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrjet vendore sot ka bërë të ditur se në Tetovë, do të ndërtohet pishinë e mbyllur.
Siç bënë të ditur Xhemaili, ky investim bëhet nga buxheti i shtetit dhe se një projekt i tillë i ka munguar qytetit të Tetovës.
“Investim nga buxheti i shtetit i cili realizohet nëpërmjet Agjencionit për Rini dhe Sport në vlerë prej 43 milionë denarësh. Sot pash nga afër përgatitjeve përfundimtare për vënien e gurthemelit, punimet e të cilit do të nisin nesër (9.02.2020), në orën 11:00, në qendrën sportive në Tetovë,”u shprehë Xhemaili./KohaNews