Xhemal Mena është edhe zyrtarisht kandidati shqiptar për kryetar tê Ohrit

vull

Zyrtarisht shqiptarët do të kenë kandidatin e tyre për kryetar komune në zgjedhjet lokale ne Ohër,njofton Struga Ekspres.

z. Xhemal Mena nga radhët e Lëvizjes BESA dorëzoi edhe zyrtarisht kandidaturën e tij në zyrat e komisionit komunal zgjedhor në Ohër.
Kandidatura e z.Xhemal Mena vjen pas insistimeve të shumta nga qytetarët e komunës së Ohrit,pavarësisht përkatësisë etnike të tyre.

Siç dihet deri në keto momente z.Xhemal Mena ka qënë këshilltar ne këshillin komunal ne Ohër nga radhet e Lëvizjes BESA,duke iu shërbyer me përkushtimin maksimal të tij në zgjidhjen e problemeve të përditëshme të qytetarëve të komunës së Ohrit, shkruan Struga Ekspres.

Pranimi i kësaj sfide nga ana e z.Xhemal Mena tregon pjekuri politike të subjektit të cilin e përfaqëson duke i dhënë mundësinë elektoratit shqiptar në Ohër të përfaqësohet fuqishëm në skenën politike në qytetin e Ohrit.
(Struga Ekspres)

Next Post

LSDM-ja nuk do të merr pjesë me kandidat të vetin në garën për kryetar të komunës së Dibrës

LSDM-ja nuk do të merr pjesë me kandidat të vetin për kryetar të komunës së Dibrës në zgjedhjet e parakohshme në këtë komunë, që do të mbahen më 21 prill, së bashku me ato presidenciale. “Morën vendim, nuk do të kemi kandidat tonin në garën për kryetar të Dibrës. Ende […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: