Xhepçishti, si gjithmonë, krah kauzës shqiptare, për Kryeministrin shqiptar, ka cekur dr. Florin Besimi

Blerand Rexhepi

Kandidati i BDI-së, për Parlamentin e RMV nga zona e 6-të zgjedhore, dr. Florin Besimi, fushatën elektorale, e përmbylli nga Xhepçishti, bastioni i fitoreve të BDI-së, vizitonit të liderit të shqiptarëve, Ali Ahmetit dhe kauzave kombëtare.

Xhepçishti njohu era e furtuna, pranvera të vonshme e dimra të gjatë me mundime, por, theksoi dr. Florin Besimi, pas një shekulli qëndresë, e njëzet vite fitimtar, erdhi koha për diçka më shumë, për realizimin e ëndrrës, për Kryeministrin e parë shqiptar.

Sot, më shumë se kurrë, Xhepçishti është i bashkuar, është unik, duke rikonfirmuar se erdhi koha, erdhi koha për Kryeministrin e parë shqiptar, sepse, duan shqiptarët, të jenë bashkë, me një ide, me një vizion, për barazi, për barazi të plotë, me vota demokratike e frymë euro-atlantike, për Kryeministrin shqiptar.

Ne me shpirtin tonë tolerant e plotë paqe, nuk kemi grabitur të drejtat e huaja, por, të drejtat tona nuk kemi nevojë t’ua falim të tjerëve, as trafikantëve të votave, as mashtruesve ordinerë, sepse, vota përcakton rendin e fuqinë demokratike, prandaj, vëllezër e motra, ka cekur dr. Besimi, votoni për numrin 9 dhe Kryeministrin e parë shqiptar.

Next Post

Ali Ahmeti: Votoni numrin 9, realizoni ëndrrën sepse JU VLENI!

Të dashur miq, motra e vëllezër, Rrugëtimi jonë për kauzën tonë shumë të rëndësishme, kauzën tonë shqiptare, po ec në mënyrën më të mirë të mundshme për arsye se u përqafua fuqishëm nga të gjithë ju. Në këto zgjedhje, ne shqiptarët po shkruajmë historinë së bashku, ne po realizojmë ëndrrën […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: