Zaev: Buxheti do të mbushet nga investimet e reja dhe nga marrëveshjet për partneritet publik-privat me më shumë projekte veçanërisht ato të energjetikës

vull

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, si sqarim të pjesës së Buxhetit për vitin 2021 që ka të bëjë me llojllojshmëri më të madhe dhe burime shtesë të të ardhurave në kasën shtetërore i përmendi iniciativat për partneritet publik-privat për hidrocentralin Çebren, investimet në mullinj të erës për prodhimin e energjisë elektrike me fuqi prej 30 megavat në Bogdanci, në Gjevgjeli dhe Sveti Nikollë si dhe në realizimin e elktranave solare në Osllomej me kapacitet të përgjithshëm prej 100 megavat.

Kryeministri Zaev theksoi se një nga investimet e caktuara në formatin e partneritetit publik-privat është parashikuar edhe për TEC Negotino për transformimin e tij në një elektro-central të hidrogjenit.

Në pjesën e energjisë, Kryeministri Zaev e paralajmëroi edhe projektin investues të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të hyrë me aksione në stacionit për prodhimin e energjisë elektrike dhe në terminalin për gaz natyror të rrjedhshëm në Aleksandropulos – Greqi, për të cilin u mor vendimi për formimin e ekipeve për negociata.

Kryeministri Zaev theksoi se me qëllim të plotësimit të burimeve për buxhetin, priten investime në qendrën e skijimit Kodra e Diellit, me vendim shtesë se a do të shkojë në shitje apo në koncesion, si dhe të objekteve turistike në Strugë në pronësi të Eletranave të Maqedonisë së Veriut.

Si mundësi shtesë Kryeministri Zaev i përmendi edhe potencialet nga privatizimi i një pjese të shoqërive aksionare në pronësi dominuese apo të pjesërishme të shtetit dhe theksoi se në funksion të zhvillimit është paraparë që deri në fund të vitit 2021 të fillojë dhe të përfundojë procedura e shitjes së Postës së Maqedonisë, si dhe të Hekurudhave të Maqedonisë dhe Euro-kompozit, fabrika e automjeteve hekurudhore “Kolska”, Kombinati i duhanit Prilep, si dhe disa kompani tjera që janë në pronësi të shtetit ose në pronësi të më shumë personave.

“Nuk kemi ndërmend të shesim shoqërinë aksionare në pronësi të shtetit Elektranat e Maqedonisë së Veriut. Ajo është kompani me resurse dhe potenciale të mëdha e cila realizon profit një pjesë e të cilit investohet në mbrojtjen e mjedisit jetësor, siç është projekti me inverterët, në filtrat e REK Manastir, në pajisje të re të makinerisë për nevoja personale për punën e resurseve energjetike të kompanisë”, theksoi Kryeministri Zaev.

Kryeministri Zaev shtoi se pritet realizimi i iniciativave të paralajmëruara siç janë legalizimi i automjeteve me targa të huaja prej të cilave priten të ardhura prej rreth 20 milionë eurove, shitjen e tokës bujqësore në pronësi të shtetit me garanci që toka mbetet për prodhime bujqësore, vënia në funksion e tregut financiar të parave të gatshme tek qytetarët të cilët do të fitojnë mundësi të investojnë edhe në obligacione shtetërore, si dhe përfitime tjera financiare për shtetin dhe për investuesit nga dekriminalizimi i kanabisit.
Si përfitim shtesë nga të gjitha këto iniciativa për llojllojshmëri më të madhe të burimeve të financimit të shtetit pritet edhe ulja e evazionit tatimor i cili është mbi 30%, si rezultat i luftës kundër ekonomisë gri, me ç’rast kompletohen masat të cilat duhet të mundësojnë ristartimin e ekonomisë së vendit në periudhën pas kovidit dhe për rritjen si pjesë e planeve strategjike dhe pozicionim për të treguar se këtë që e kemi bërë në plan politik mund ta mbështesim edhe me ekonomi që është në rritje.

Next Post

Ju politikanë të nderuar të Shqipërisë e Kosovës merrni shkollën e urtë politike të Arbër Xhaferit dhë Ali Ahmetit

Pas zgjedhjeve të fundit zotëri Ali Ahmeti i BDI-së i la me gishta në gojë të gjithë ata që e kritikonin, ofendonin, nënçmonin e shanin BDI-në. Njëri që e ka kritikuar, ofenduar e sharë gjashtë vjet radhazi kam qenë dhe unë, fjalët më ofenduese ia kemi thënë BDI-se e Ali […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: