Zaev: Deri në janar mund të fillojë ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë

vull

Assesi të nisë ndërtimi i dy kilometrave të para të autostradës Shkup-Bllacë.

Tenderi duhej të shpallej në shkurt, por u bë në korrik.
Vonesat vijuan edhe më tej për shkak të hapjes së ofertave për kompanitë.

Këtu u paraqit vetëm një kompani ndërtimore, me ofertë 3 milion euro më të shtrenjtë se sa shuma e paraparë në projekt. Për këtë arsye tenderi është rishpallur.
Kryeministri Zoran Zaev me shpresa që kësaj here të ketë sukses!

“E di se së paku janë 2 kompani të interesuara, procedura po zgjat ende, kanë kohë që të paraqiten. Ne u apeluam vendeve fqinje që kompanitë e tyre ndërtimore të paraqiten dhe shpresoj që kësaj here tenderi do të ketë sukses, e cila nëse s’gaboj, përfundon në gjysmë e dytë të nëntorit. Nuk na duhet që të presim të kalojë dimri, me të mbaruar procedura e ankesave dhe nënshkrimi i marrëveshjeve, në dhjetor ose janar menjëherë mund të fillohet me ndërtimin e pjesës së parë Shkup-Bllacë”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Procedura e re tenderuese përfundon më 29 nëntor, ndërsa interesi kësaj radhë është më i madh konfirmon drejtori i ndërmarrjen për rrugë shtetërore Zoran Kitanov.

“Pres që deri më 29 nëntor të kemi oferta të mira, pas të cilave 5-6 ditë vijojnë evoluimi i dokumentacionit, gjë që është normale, 10 ditë ka afat për ankesa dhe kontraktuesi ia nis me punë. Në ndërkohë që punohet kjo, po projektohet pjesa e mbetur që është më e komplikuar, sepse ka tunele, ura, viadukte dhe besoj se deri sa ndërtohet pjesa e parë, jam i sigurt se do të mbarojë procedura për pjesën e dytë, menjëherë do të tenderohet dhe do të vazhdojë ndërtimi”, tha Zoran Kitanov, drejtor i NP “Rrugë Shtetërore”.

Pjesa e parë është e gjatë dy kilometra, kurse pjesa e dytë për të cilën ende nuk është shpallur tender është 10,5 kilometra. Dy kilometrat e para shtrohen me mjete të ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë”, kurse pjesa tjetër me mjete të BE-së, e cila ka ndarë 27 milion euro grant të pakthyeshëm.

Next Post

Fillon mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë në Kroaci

Mësuesit nga Shqipëria fillojnë për herë të parë mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e komunitetit shqiptar në Kroaci. Lajmin e bëri të dituri Ministri shqiptar i Shteti për Diasporën, Pandeli Majko. Dy mësuesit, Adrian Hysi dhe Suela Mile kanë nisur punën me një vizitë në shkollën 8-vjeçare “Krune Kristica”, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: