Zaev dhe Bërnabiq në Tabanoc/Preshevë: I implementojmë praktikat më të mira evropiane, menaxhim i përbashkët me kontrollet kufitare dhe doganore për shkëmbim më të shpejtë të informatave

vull

Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, Zoran Zaev dhe Ana Bërnabiq, në prani të ministrive të të dy qeverive, si dhe përfaqësuesve të lartë të institucioneve për menaxhim kufitar dhe doganor të të dyja vendeve, sot, në ngjarje të përbashkët si pjesë e vizitës zyrtare të delegacionit të Qeverisë së Republikës së Serbisë, me solemnitet të përshtatshëm lëshuan në përdorim konceptin One-stop-shop, menaxhim i përbashkët i kontrolleve kufitare dhe doganore me një ndalesë në pikën kufitare Tabanoc/Preshevë.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev gjatë fjalimit të tij potencoi se të dyja qeveritë sot plotësojnë edhe një obligim nga projekti për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, në nivel rajonal dhe atë evropian. Me pikën kufitare të përbashkët Tabanoc-Preshevë, tha Kryeministri Zaev, i cili mes të tjerash parasheh edhe menaxhim të përbashkët të kontrolleve kufitare dhe doganore me një ndalesë – One-stop-shop, të dyja vendet japin kontribut të veçantë të zhvillimit në fushën Rajonale ekonomike të Ballkanit Perëndimor, dhe – që është me rëndësi të veçantë – paraqet edhe një kurorë të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë mes dy shteteve.

 

Përmes Tabanocit në vitin 2018 kanë kaluar rreth 200 mijë mjete transportuese, që përfaqëson një të katërtën e qarkullimit të përgjithshëm të mjeteve transportuese në vitin 2018. Pritet që ky numër të rritet diku rreth 30 % dhe këtë vit të jetë rreth 260 mijë kamionë.

 

“Përkundër përfundimit të tërësishëm të infrastrukturës rrugore në të dyja anëve të autostradës, ndërtimi dhe zgjerimi i terminalit doganor në këtë vendkalim kufitar, përfaqëson fazën e fundit në krijim e kushteve për shkëmbim më të madh të mallrave dhe lëvizje më të lirshme të qytetarëve. Shkëmbimi më i madh i mallrave, do të thotë shkëmbim idesh, eksperiencash, jetë më të mirë për qytetarët. Me konceptin e ri One-stop-shop-in do të shpejtohet rrjedha e udhëtarëve, mallrave dhe mjeteve transportuese.  Koha e kalimit të kufirit do të zvogëlohet për më shumë se gjysma, që do të kontribuojë në rritjen e numrit të turistëve mes dy shteteve, si dhe numrit të turistëve transit”, theksoi Kryeministri Zaev.

 

Ai theksoi se afaristëve për gjysmë ore do tu shkurtohet koha për procedurat doganore, kontrollet do të bëhen në një vend nga ana e shërbimeve doganore, ndërsa është e paraparë edhe pranim reciprok i certifikatave të agjencive kufitare, fito sanitare dhe veterinare.

 

“One-stop-shop do ta zvogëlojë mundësinë për mashtrime doganore, për shkak të inspektimit të menjëhershëm në dokumentet komerciale të cilët ndjekin mallin, do ta rrisin nivelin e besueshmërisë, bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informatave, me çka do të lehtësohet tregtia, do të ulet mundësia për korrupsion dhe do të forcohet stabiliteti dhe sigurimi në rajon.

Jam i sigurt që kontrollet e përbashkëta në vendkalimin kufitar Tabanoc-Preshevë do të jenë shembull për bashkëpunim të suksesshëm dhe të afërt”, tha Kryeministri Zaev dhe theksoi se projeksionet dhe analizat tregojnë se me One-stop-shop dhe me digjitalizimin e shërbimeve doganore, transportuesit dhe eksportuesit do të kenë kursim rreth 8 milion euro, eksporti fiton potencial të rritet për 4 %;  shkëmbim tregtar-të jashtëm mund të rritet për rreth 5.5 % ndërsa numri i turistëve të rritet për 8%.

Kryeministri Zaev gjatë fjalimit iu falënderua Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Kryeministres Bërnabiq si dhe Kryetarit të Serbisë Vuçiç për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm në këtë projekt,me çka edhe njëherë dëshmohet se të dyja vendet janë liderë në rajon në realizimin e projekteve për bashkëpunim Rajonal ekonomik në vendet e Ballkanit Perëndimor të cilët promovojnë vlerat evropiane dhe praktikat si kontribut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, e cila, në anën e saj, e mbështeti financimin e ndërtimit të terminalit doganor, bashkë me Bankën Botërore dhe Korporatën Financiare Ndërkombëtare.

Kryetarja e Qeverisë së Republikës së Serbisë Ana Bërnabiq, gjatë fjalimit të saj theksoi se kjo ngjarje konfirmon se Serbia sheh drejt ardhmërisë në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe se do të largohen të gjitha barrierat të cilat do të ndihmojnë rritjen e aktivitetit ekonomik dhe bashkëpunim për ndërlidhje më të mirë të popujve dhe ekonomive të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 

Kryeministrja Bërnabiq theksoi se të dy shtetet i kuptuan problemet dhe harxhimet me të cilat ballafaqohen ekonomitë e të dyja vendeve nga procedurat  e tepërta administrative dhe që prej tani e tutje fokusi do të  jetë në mirëqenien e qytetarëve dhe afaristë me promovimin e partneriteteve për bashkëpunim efikas.

 

Në ngjarjen solemne me rastin e lëshimit në përdorim të konceptit One-stop-shop, menaxhimi i përbashkët i kontrolleve kufitare dhe doganore me një ndalesë në pikën kufitare Tabanoc/Preshevë, morën pjesë edhe Drejtoresha ekzekutive e Odës Ekonomike të Maqedonisë të Veriut Biljana Peeva Gjuriç dhe Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë Marko Çadezh të cilët lëshimin në përdorim të menaxhimit kufitar të Tabanoc/Preshevë e vlerësuan si hap për lehtësimin e rrjedhës së mallrave për kompanitë, që do të lehtësojnë biznesin me vendosjen në minimum të masave doganore në rajon në përputhje me rekomandimet dhe marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe komuniteti i biznesit pret vendosjen e One-stop-shop sistemit në vendkalimet kufitare të bëhet praktikë edhe me shtetet tjera.

Next Post

Në UT filloi afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2019/2020

Në Universitetin e Tetovës, prej 26 – 30 gusht 2019, do të zhvillohet afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2019/2020. Në gjithsej 60 programet studimore të 13 njësive akademike, këtë vit parashihet që mbi 3000 kandidatë të marrin statusin e studentit të Universitetit të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: