Zaev dhe Carovska: Krijojmë model autentik maqedonas në bazë të arsimit sipas përvojave më të mira botërore

vull

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, sot morën pjesë në debatin publik lidhur me reformat në arsim që u mbajt sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Në debatin publik në organizim të Komisionit parlamentar për arsim, shkencë dhe sport, morën pjesë edhe përfaqësues të ASHAM, BNJVL, kryetarëve të komunave, arsimtarë dhe profesorë të institucioneve të fakultetit dhe institucioneve të tjera shoqërore, arsimore, politike, përfaqësues të organizatave civile, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe ambasadave në vendet ku marrin pjesë në reformat arsimore.

Kryeministri Zaev në fjalimin e tij e theksoi dëshirën e përbashkët, në veçanti domethënëse dhe fisnike për të marrë pjesë në këtë debat publik për kontribut më të mirë në theksimin e një prej reformave më të rëndësishme në shoqërinë tonë – arsimin.

“Në këtë proces, të gjithë ne fillojmë nga ambicia me reformën për të modernizuar arsimin tonë në një model të ri të mësimdhënies që frymëzohet nga sistemet arsimore tashmë ekzistuese në vendet e zhvilluara në botë dhe në Evropë. Sigurisht, duke krijuar reformat, ne kemi parasysh kushtet tona autentike socio-ekonomike dhe së bashku me përvojat më të mira arsimore evropiane dhe botërore, ne jemi në rrugën tonë për krijimi të modelit tonë kombëtar të arsimit fillor në vend”, tha Kryeministri Zaev.

Ai shtoi se procesi i krijimit të modelit më të mirë kombëtar merren parasysh tiparet më thelbësore të shoqërisë sonë si përfshirja, barazia, barazia gjinore, multikulturalizmi dhe disa çështje të tjera, që janë segmente të konceptit tonë autentik – një shoqëri për të gjithë, bazuar në të cilat duhet të krijohet arsimi si një shtyllë e shoqërisë për të cilën kujdesemi.

“Nuk do të nxitojmë. Do të punojmë për të dizajnuar reformën më të përshtatshme arsimore që është në interesin më të mirë të fëmijëve. Me një model të tillë të ri, inovativ dhe të zbatueshëm arsimor, ne duhet t’i mundësojmë çdo fëmije të arrijë potencialin e tij maksimal përmes procesit arsimor”, theksoi Kryeministri në fjalimin e

Zaev theksoi se i gjithë ky proces është bërë në interesin më të mirë të studentëve dhe prandaj e zbatojmë me përfshirje maksimale të të gjitha institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, partnerëve sociaë, si dhe ekspertëve të arsimit dhe praktikuesve, të cilët kërkojnë një balanc në propozimet në mënyrë që të bëjmë reforma në interesin më të mirë të nxënësve tanë.

“Ne kërkojmë dhe identifikojmë sugjerimet më të mira për të krijuar një koncept shkollor që na mëson të mësojmë. Të braktisim qasjen e vjetër për të mësuarit faktografik dhe të nxisim nxënësin të zgjidhin problemet dhe të mendojnë në mënyrë kritike. Qëllimi është të sigurojmë arsim me të cilin çdo fëmijë do të arrijë potencialin e tij të plotë përmes lëndëve zgjedhore dhe jashtëshkollore”, tha Kryeministri Zaev në fjalimin e tij në debatin parlamentar publik mbi reformën arsimore.

Debati publik, tha Kryeministri Zaev dhe përfshirja në këtë proces janë të rëndësishme në mënyrë që të demantohen disa keqinterpretime dhe dezinformata në lidhje me propozimin-konceptin fillestar për reformën arsimore. Për shembull, prezantimi i propozim-konceptit tregoi qartë se propozimi për lëndë të shkencave shoqërore nuk heq lëndën e historisë ose lëndë të tjera, por përmbajtja e tyre synon të bëhet pjesë e detyrueshme e kurrikulës së re arsimore.

“Si Qeveri e përgjegjshme vazhdojmë ta kërkojmë modelin më të mirë të reformave në arsim, të investojmë në kuadrin arsimor si kapital njerëzor i rëndësishëm, të investojmë në infrastrukturë dhe mjeteve bashkëkohore të arsimit. E gjithë kjo në emër të kujdesit të nxënësve dhe studentëve”, potencoi Kryetari i Qeverisë në fjalimin e tij në debatin publik për reforma në arsim në Kuvend.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në fjalimin e saj theksoi se konkluzioni i përbashkët nga i gjithë ky proces i debateve që i paraprinë debatit të sotëm publik është se reformat në arsim janë të domosdoshme dhe se ky proces nuk duhet të ndalet.

“Janë të nevojshme sepse janë në interes të të gjithë fëmijëve në shtet. Procesi nuk guxon të ndalojë, sepse çdo vit shkollor, çdo ditë që fëmijët tanë mësojnë nga  tekste shkollore jocilësore, duke ndjekur program mësimor jo-kompetent, shkaktojnë pasoja të mëdha për gjeneratat e reja. Prandaj kemi fakte të rëndësishme siç janë rezultatet nga testimet dhe analizat ndërkombëtare”, tha Carovska.

Ministrja theksoi se sipas OECD-së, krahasuar me vendet e tyre anëtare, nxënësit deri në moshën 14 vjeçare nga Maqedonia e Veriut marrin rreth 900 orë, ndërsa rezultate të dobëta arrijmë edhe në testimin me leximin dhe kuptimin e njohjes matematikore.

Ministrja në fjalim theksoi se duhet të largohen të gjitha dyshimet se reforma nuk do të ketë sukses, se nuk kemi kapacitet ta zbatojmë ose se është e shpejtë.

“Ju siguroj se MASH-i dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit me shumë seriozitet u qasën në tërë këtë proces dhe me siguri të përgatitur do të hyjmë në implementimin e reformës. Menjëherë pas sjelljes së koncepcionit , stafi mësimor do të kalojë trajnim kompetent për modelin e ri të mësimit. Arsimtarët dhe drejtorët e shkollave nuk do të lihen vetë. Ne jemi fuqia dhe mbështetja juaj sepse duam që e gjithë kjo të ketë sukses. Kemi mjaft kapacitet dhe kohë. Na nevojitet vetëm vullnet dhe guxim për të vazhduar tutje”, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës.

Carovska tha se është e vetëdijshme se çdo ndryshim te ne shkakton ndjenjën e pasigurisë madje dhe të frikës, por pa ndryshim nuk ka përparim, ashtu si pa punë dhe mësim nuk ka dituri.

“Të hyjmë në këtë proces me guxim dhe të tregojmë se duam përparim, duam një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë dhe duam një arsim më të mirë për të gjithë. Kur e dimë se motivi kryesor për ndryshimet janë fëmijët tanë dhe sukseset e tyre, unë besoj se të gjithë do të bëjmë përpjekje të përbashkëta për të tejkaluar sfidat,” tha Carovska.

Në debatin publik në Kuvend u prezantua edhe propozim-kocepti për reforma në arsimin fillor nga ana e përfaqësuesve të Komisionit që punoi për konceptin, pasuar nga një diskutim me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve sociale, arsimore, politike dhe institucioneve të tjera profesionale dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.me propozime dhe mendime që do të përfshihen në propozimin për reformën në arsim.

Next Post

Shkëndija do të zhvillojë testin më të fortë të kësaj faze kur të shtunën përballet me ekipin më të titulluar në Ukrainë, Dinamo Kiev

Ndeshja ishte caktuar të luhet më 7 shkurt, por me marrëveshje të dy klubeve e njejta luhet 24 orë më herët. Kuqezinjtë kalojnë ditët e fundit të qëndrimit në Antalia të Turqisë në kuadër të fazës përgatitore para fillimit të gjysmësezonit pranveror. Stafi teknik vlerëson pozitivisht punën që ka bërë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: