Zaev dhe Cipras të shtunën do të nderohen me çmim në Konferencën e sigurisë së Munihut

vull

Gjatë Konferencës së sigurisë së Munihut, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras do ta marrin çmimin “Ewald von Kleist” për Marrëveshjen e Prespës, publikoi mëngjesin e sotëm kryetari i konferencës, Volfganag Ishinger, në Tuiter profilin e tij zyrtar, njofton korrespondentja e M.I.A-s nga Athina.

“Arsye për festim: Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev do të marrin çmimin Ewald von Kleist për vitin 2019 (në nder të themeluesit të Konferencës së sigurisë së Munihut), të shtunën, gjatë konferencës”, shkroi Ishinger në Tuiter.

Në deklaratën për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA, kryetari i Konferencës së sigurisë së Munihut dhe ish-ambasador i Gjermanisë thotë se Greqia dhe Maqedonia e Veriut patën arritje historike.

“Në erën në të cilën janë të rralla sukseset diplomatike, tejkalimi i kontestit shumëvjeçar të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut është zgjidhje e mirë. Dy vendet së bashku arritën arritje historike”; thotë Ishinger në deklaratën për agjencinë greke të lajmeve.

Next Post

Basha: Europa i ka sytë nga ne, të shtunën i japim fund bandës, bashkim popullor

Kryetari i PD, Basha deklaroi nga Burreli se Europa I ka sytë nga protesta e së shtunës në Tiranë. Basha deklaroi se protesta do të jetë bahskimi më I madh popullor që do të rrëzojë nga pushteti bandën. “Nga 16 Shkurti nuk do të jetë më populli që e ka […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: