Zaev dhe Shilegov në fillimin e rindërtimit të kejtit “13 Nëntori”: Lirimi i hapësirave publike është përfitim i rëndësishëm për qytetarët dhe do të ndikojë pozitivisht në mjedisin jetësor

vull

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev së bashku me kryetarin e Komunës së Shkupit, Petre Shilegov, e përshëndeti fillimin e punëve në rindërtimin e pjesës së kejit “13 Nëntori” përgjatë lumit Vardar, nga ura “Slloboda” te “Holidej In” deri te Urra e Gurit.

Kryeministri Zaev në deklaratën për mediat theksoi se rindërtimi që kejit të qytetit do t’i japë shenjën e çdo qyteti të madh evropian i cili zhvillohet përgjatë lumenjve dhe në të cilin brigjet trajtohen si zona publike para se gjithash qytetarët zënë vend kryesor, gjelbërimi dhe komunikimi i pandërprerë me të gjitha përmbajtjet e tjera të qytetit.

Zaev shtoi se është veçanërisht e rëndësishme që avantazhet e këtij rindërtimi i pranuan edhe pronarët e restoranteve në kej dhe që ata personalisht do të çmontojnë tarracat verore për të mundësuar kryerjen pa pengesa të punimeve.

“Kjo më konfirmon se ata, si edhe të gjithë qytetarët e Shkupit dhe autoritetet e qytetit, e kanë njohur vlerën e shtuar të këtij projekti: Keji i rregulluar në mënyrë moderne do të rrisë frekuencën e vizitorëve dhe do të inkurajojë më shumë aktivitete turistike në kej, që do të thotë më shumë mysafirë në restorante”, theksoi Kryetari i Qeverisë, Zaev.

Në deklaratën e tij, ai tha se kriza me pandeminë KOVID-19 na tregoi se sa të rëndësishme janë hapësirat e lira publike të pasuruara me gjelbërim për të mundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve në ambiente mjedisore të shëndetshme.

“Për mua është e rëndësishme që të lirojmë një pjesë tjetër të hapësirave publike që u pushtuan nga “Shkupi 2014 “, veçanërisht përgjatë kejit të Vardarit dhe që tani hyrjet nga ana veriore e Qendrës Tregtare të Qytetit do të lirohen – një nga shënjuesit më të njohur të Qytetit të Shkupit “, tha Kryeministri Zaev në deklaratën me rastin e fillimit të rindërtimit të kejit “13 Nëntori”, dhe kryetarit të Komunës së Shkupit, Shilegov dhe realizuesve të punëve u uroi punë të suksesshme dhe një përfundim të suksesshëm brenda afateve të përcaktuara.

Kryetari i Komunës së Shkupit Petre Shilegov njoftoi në këtë ngjarje se me rregullimin e hapësirës të një sipërfaqe prej rreth 12,500 metra katrorë me asfaltim të ri, rrugë për personat me aftësi të kufizuara, gjelbërim të lartë – vijë pemësh, vendosje të stolave, stola smart, shportat për mbeturinat e xhepit, vazo të reja lulesh në vijën e pemëve, shandanët, reflektor për ndriçim, do të lirohet hapësirë për këmbësorët dhe çiklistët.

Ai theksoi se parkimi i paligjshëm në këtë zonë do të parandalohet plotësisht nga parkimi në këtë zonë, përveç kësaj me kufizime të mëdha të rrjedhës së automjeteve të cilët do të jenë në gjendje të përdorin rrugën e shërbimit vetëm në një kohë të përcaktuar në mënyrë rigoroze.

“Keji ka hapësirë të mjaftueshme për të gjithë përdoruesit e saj, nga qytetarët që e përdorin atë për shëtitje, pushim dhe relaksim, deri tek bizneset që janë kryesisht objekte hotelerike me një traditë të gjatë. Tarracat e përdorura nga objektet hotelerike do të unifikohen dhe vendosen në një mënyrë që të lejojë rreshtin e bukur të dyfishtë të pemëve shumëvjeçare me kulme të zhvilluara në mënyrë luksoze”, theksoi Shilegov dhe njoftoi se rindërtimi do të përfundojë para sezonit të verës .

Next Post

RIJASETI I BFI JEP DRITËN JESHILE PËR THEMELIMIN E INSTITUTIT PËR HULUMTIME SHKENCORE ISLAME TË BFI-SË

Më datë 16.02.2021, në mbledhje e rregullt të Rijasetit, të gjithë anëtarët votuan unanimisht pro propozimit të Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetait për themelimin e Institutit për Hulumtime Shkencore Islame të BFI-së. Shkenca ka vlerë jashtëzakonisht të madhe në Islam dhe hulumtimet shkencore kanë vlerë të madhe te […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: