Zaev: Dhurimi i organeve është akti më i lartë i njerëzimit dhe humanizmit, ngrit ndërgjegjësimin për shumë transplante të suksesshme për shërim dhe jetë të shpëtuara

vull

ot, Kryetari i Qeverisë së  Republikës së Maqedonisë së Veriut , Zoran Zaev, ju drejtua të gjithë qytetarëve me anë të një fjalimi me video në emër të përhapjes së ndërgjegjësimit dhe edukimit për dhurimin e organeve dhe indeve.

Në vazhdim të kësaj kumtese, ju përcjellim fjalimin integrale të Kryeministrit Zaev:

“Të dashur qytetarë,

Dhurimi i organeve është akti më i lartë i humanizmit.

Me këtë rast, unë dua të shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim të madh për ata që janë në pritje të transplantimit të organeve, si dhe mirënjohjen time të madhe për të gjithë donatorët dhe familjet e tyre, të cilët në një mënyrë shumë fisnike i shpëtojnë jetën tjetrit.

Ndonjëherë, transplantimi i organeve dhe indeve është metoda e vetme për të trajtuar të sëmurët dhe për të shpëtuar jetën e disa bashkëqytetarëve tanë. Problemi më i madh është mungesa e organeve dhe indeve që janë të përshtatshme për të transplantim dhe dhuruesit.

Secili prej nesh mund të kontribuojë në atë drejtim. Për shembull, secili prej nesh mund t’i përkushtohet vetes për ngritjen e vetëdijes dhe edukimin për dhurimin e organeve dhe indeve. Me edukim dhe duke shpërndarë mesazhin “Jep Jetë”, ne mund të bëjmë një hap çdo ditë për të ndihmuar në ruajtjen dhe shërimin e më shumë jetëve dhe për të nderuar dhe festuar zemërgjerësinë dhe dhembshurinë e dhuruesve.

Sigurisht, mendimet tona duhet të jenë gjithmonë me ata që aktualisht po presin organe për transplantim dhe për të shpëtuar jetën e tyre, por edhe për të kujtuar ata që vdiqën duke pritur sepse një organ nuk u dhurua në kohë.

Next Post

Carovska: I përshtatim profilet nga profesioni i mesëm në nevojat e kompanive

Profilet që do të mësohen në arsimin e mesëm profesional i përshtatim në nevojat e sektorit real, me çka e modernizojmë arsimin. Në të njëjtën kohë, i ndryshojmë politikat për bursa të nxënësve nga profesionet teknike, do të inkurajojmë zgjedhjen pikërisht të atyre profileve që do t’u mundësojnë punësim më […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: