Zaev do ta takoj Thaçin, PDSH a do bëhet pjesë e koalicionit parazgjedhor

vull

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp theksoi se ditëve në vijim ka mundësi të takohet me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi për të diskutuar për koalicion të mundshëm.

Zaev theksoi se listat e deputetëve nga koalicioni që udhëheqë ai do të bëhen të ditura të hënën, pas mbajtjes së kongresit të LSDM-së.
“Deri më tani nuk kemi pasur takim me PDSH-në e Menduh Thaçit. Nëse sot vendosim me partinë, këto ditë pritet të takohemi. Unë personalisht jam pro mbajtjes së një takimi, pastaj do të shohim çfarë do të del. Për Listat do të vendosim të hënën , gjatë kongresit të partisë”-tha mes tjerash Zaev.

Next Post

Osmani: Realizohet iniciativa e Italisë për kthim të shpejtë të zgjerimit në agjendën e BE-së

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot mbajti takim me Ministrin- këshilltar dhe Drejtor i Përgjithshëm për Ballkanin në Ministrinë për Punë të Jashtme të Italisë, Andrea Kaskone në kuadër të vizitës së tij në vendin tonë. “Pas dëshpërimit të thellë nga Samitet e tetorit, iniciativa e Kryeministrit […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: