Zaev – Donfried: Fillimi i negociatave me BE-në, interes gjeostrategjik i SHBA-ve

Kohanews Admin

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mbrëmë vonë ka pasur një bisedë telefonike me Ndihmës Sekretaren e Shtetit të SHBA-së, Karen Donfried, e cila në emër të administratës amerikane dhe qytetarëve të SHBA-së shprehu ngushëllime të thella qytetarëve të vendit tonë pas aksidentit fatal të autobusit në Bullgari.

Kryeministri Zaev dhe Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Donfrid diskutuan për procesin eurointegrues në Maqedoninë e Veriut, me mbështetjen e plotë të SHBA-së për hapjen e negociatave me BE-në në dhjetor të këtij viti.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është në interes të politikës së jashtme dhe gjeostrategjike të Shteteve të Bashkuara.

Në bisedën telefonike u konfirmua partneriteti strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat tani janë partnerë në NATO.

Next Post

Borxhi total i Komunës së Tetovës dhe ndërmarjeve kap vlerën e 24 milion euro

Komuna e Tetovës ka borxhe ne vlere prej 14 milion euro beri te ditur sot kryetari i Komunes Bilall Kasami para keshilltareve. “Ne anen tjeter ndermarrja komunale ka borxh prej 9.7 milion euro, ndermarrja parkingu ka borxh prej 187 mije euro,dhe ne total borxhi i komunes se Tetoves bashke me […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: