Zaev: I kemi fituar të gjitha betejat këto katër vite

Blerand Rexhepi

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në kongresin e partisë ka thënë se partia e tij po sjell suksese të mëdha pasi ka trashëguar një sistem të rrënuar nga regjimi i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Zaev tha se ata kanë rritur pagat, pensionet, ndihmat sociale, kanë siguruar kthim të TVSH-së, kanë shfuqizuar taksën radiodifuzive.

“Ne që nga ardhja në pushtet kemi bërë bejten në dy fronte njëkohësisht: në plan ndërkombëtar, duhej të zgjidhen probleme të trashëguara me dekada, çështje që askush nuk ka pasur guxim t’i zgjidhë në këto 30 cite, edhe në planin e brendshëm, nga dita e parë që kemi filluar të udhëheqim me qeverisë, jemi të ballafaquar me opozitën destruktive, e cila po bën gjithçka që të pengojë reformat”, tha Zaev.

Ai tha se LSDM po zhvillon tre beteja që nga ardhja në pushtet: betejë kundër regjimit dhe mbetjet e saj, betejë për jetë më të mirë dhe standarde evropiane në shtëpi, si dhe betjë për të ardhme më të sigurt në NATO dhe BE.

Next Post

Zaev: Nuk ka më të paprekshëm, jemi të përkushtuar për ndërtimin e sundimit efektiv të ligjit

“Nuk ka më të paprekshëm, të gjithë e dinë këtë sot. Ne jemi të përkushtuar për ndërtimin e një sundimi të fortë, të pavarur dhe efikas të ligjit që sjell shtetin e së drejtës, në mënyrë të barabartë për të gjithë, “tha Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Veriore dhe udhëheqësi […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: