Zaev: I zgjidhëm problemet ndërkombëtare, tani do të punojmë në shtëpi

Blerand Rexhepi

U bëmë anëtarë të NATO-s, zgjidhëm kontestet me Bullgarinë dhe Greqinë, të pesë fqinjët i kemi miq, ndërsa na respektojnë vende nga e mbarë bota, tani do të punojmë në shtëpi, për gjyqësorin, arsimin dhe ekonominë deklaroi para qytetarëve kreu i LSDM-së Zoran Zaev në tribunën e mbajtur këtë pasditë në qendër të Shkupit.

“Kështu me miq, me probleme të zgjidhura ndërkombëtare që i kishte vendi ynë, kemi sfidë serioze para nesh. Tani punët varen nga ne. Në periudhën në vijim do të punojmë në shtëpi, do të punojmë për standardin ekonomik, për reformat në gjyqësor, do të punojmë në reforma në arsim. Vetëm këto të dyja, gjyqësori dhe arsimi, në fund prapseprap janë ekonomi. Pa to nuk ka ekonomi të suksesshme. Në fund të ditës të gjitha segmentet e shoqërisë shkojë drejt mbështetjes së standardit ekonomik dhe jetës ekonomike të çdo qytetari tonë” tha Zaev.

Zaev bëri thirrje që në zgjedhjet e 15 korrikut të ketë dalje masive për të votuar për shkak, siç tha, të legjitimitetit që duhet të keni institutcionet që do të marrin vendim në të ardhmen.

Next Post

Ditën e djeshme, PDSH mbajti takime në Ropalcë, Mateç, Llojan dhe kulminoi me tubimin në Sllupçan të Komunës së Likovës

Të pranishëm në takime ishin Menduh Thaçi, Orhan Ibrahimi (bartës i listës në zonën 2) dhe Fitor Seferi – kandidat për deputet në zonën 2. Mes tjerash, Menduh Thaçi shpjegoi platformën e partisë duke potencuar se shqiptarët duhet të përkrahin demokracinë konsensuale si zgjidhje e vetme e problemeve. Orhan Ibrahimi: […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: