Zaev: Me ligj, e diela ditë jopune

vull

Restoranet dhe kafeteritë do të punojnë deri ora 21.00. Lokalet do të kenë mundësi vetëm për shitje të ushqimit nëse klientët e marrin me vete – ka vendosur Qeveria në seancën e sotme.

Masat e reja për parandalimin e koronavirusit në Facebook I ka publikuar Kryeministri Zoran Zaev, I cili thotë se ky vendim vlen edhe për objektet hotelerike nëpër pompat e benzinës, kurse përjashtohen lokalet në Aeroportet e Shkupit dhe të Ohrit.

Me masat e reja ndalohet edhe grupimi pas orës 21.00 të më shumë se katër personave në ambiente të hapura.

“Qeveria ka miratuar rekomandimin për të gjithë qytetarët e huaj dhe të vendit në territorin e RMV-së, që pas orës 21.00 të mos lëvizin në hapësira publike nëse nuk kanë nevoja të rëndësishme dhe të domosdoshme” – ka shkruar në FB, Kryeministri Zoran Zaev.

Po në rrjetin social Facebook, Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar se Qeveria ka pranuar iniciativën që dita e Diel të shpallet se ditë jopune. “ E kemi ngarkuar Ministrinë për Punë dhe Politikë Socile që në afat prej 15 ditëve të dorëzojë zgjidhje ligjore për këtë cështje.

Kjo zgjidhje është në interes të qytetarëve, që e diela duhet të jetë ditë pushimi, ditë për kohë më cilësore për cdo qytetar, ditë për familjen, dityë për vetveten” – ka shkruar Kryeministri Zoran Zaev. /KlanMacedonia

Next Post

NUK KA KOMBE DHE RELIGJIONE BARBARE, POR KA GRUPIME DHE INDIVIDË QË DUHET TË NDALOHEN E NDËSHKOHEN

Abdulla Mehmeti Në aktin e mbrëmshëm kriminal në Vjenë të Austrisë, që e tronditi opinionin evropian e botëror, sipas njoftimeve zyrtare, në të tri palët ka pasur persona me përkatësi shqiptare, edhe vrasës edhe viktima, të vrarë e të plagosur, por edhe pjesëtarë të njësive speciale të policisë, të cilët […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: