Kryeministri Zoran Zaev pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurimit në vilën në Vodno, tha se sonte, më së voni deri se nesër, do të kalojë procedura për shpalljen e gjendjes së krizës për 30 ditë.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, theksoi se kjo do të thotë që spitalet private, si dhe personeli i tyre mjekësor, të vihen në dispozicion për trajtimin e të infektuarve.
Kjo është hera e parë në Maqedoni që një gjendje krize të deklarohet në të gjithë territorin. Më herët, një gjendje krize u shpall në rajonin përreth kufijve jugorë dhe lindorë për shkak të fluksit të migrantëve.