Zaev: Realizimi i regjistrimit të popullsisë është përgjegjësi e të gjithëve për të qenë sukses i përbashkët

vull

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit për qëndrimet e ndryshme të pushtetit dhe opozitës rreth regjistrimit të popullsisë, u shpreh i kënaqur se të gjithë aktorët në shoqëri janë me qëndrimin se regjistrimi i popullsisë është i patjetërsueshëm dhe se përfundimisht pas 20 viteve duhet të realizohet.

Kryeministri Zaev u fokusua në qasjen inkluzive të pushtetit në tërë procesin dhe në faktin se u shqyrtuan të gjitha propozimet që i ofroi opozita, siç është propozimi për shenjat e gishtave, si dhe propozimin për regjistrim elektronik të popullsisë.

“Pashë edhe propozimin e Presidentit të shtetit, që regjistrimi i popullsisë të shtyhet për ndonjë muaj. Gjithçka ja vlen të konsiderohet. Por, në verë e dimë se nuk realizohet regjistrim i popullsisë, shtatori është fushatë, në tetor janë zgjedhjet lokale. Ta konsiderojmë nëse shtyhet të përfundojmë deri në mesin e qershorit. Por, ja shohim se opozita e kundërshton edhe këtë”, tha Kryeministri Zaev.

Duke u përgjigjur në pyetjen, ai edhe njëherë e theksoi rëndësinë e zbatimit të operacionit statistikor, regjistrimi i popullsisë

“E pakta që mund ta bëjmë për vendin tonë duke marrë parasysh këtë pyetje është të gjithë të jemi përgjegjës. Regjistrimi i popullsisë nuk shkurton të drejta, as nuk jep të drejta të reja. AS do ndryshojë diçka, as nuk do të ndodhin disa drama. Të dhënat na nevojiten për zhvillimin e shtetit, për ta ditur se sa janë rajonet me papunësi, ku ka lokacione për zona të reja industriale, për zhvillimin e politikave të reja ekonomike, hapjen e vendeve të reja të punës. Na duhen të dhënat si bukë, në të gjitha aspektet e mundshme. Nëse bëhet fjalë për zhgënjim, se njëri nuk ka arritur ta bëjë, ndërsa kur dikush do të arrijë, unë prej tani them se regjistrimi i popullsisë është sukses i përbashkët të cilin do ta realizojmë bashkërisht.  Mendoj i pushtetit, në opozitës, pushtetit ekzekutiv, Presidentit të shtetit, Kuvendit, suksesi do të jetë i përbashkët. Por, kemi detyrim të gjithë të marrim pjesë në regjistrimin e popullsisë”, nënvizoi Kryeministri Zaev.

Kryeministri Zaev edhe njëherë apeloi për kyçje të partisë më të madhe opozitare në këtë operacion përgjegjës sepse pasojat nga çfarëdo lloj dukurie, nga sjellja e papërgjegjshme veçanërisht të subjekteve të mëdha politike mund të jenë të pariparueshme.

“Nuk qëndron pretendimi se nuk bëhet regjistrimi i popullsisë gjatë pandemisë. Si mblidhen nënshkrimet gjatë një pandemie? Si i patëm zgjedhje të suksesshme? Gjithashtu patëm zgjedhje të suksesshme lokale. Për regjistrimin e popullsisë detyra  jonë është të qëndrojmë së bashku”, konkludoi Kryeministri Zaev.

Next Post

Aktori Bajrush Mjaku vizitoi UEJL-në dhe dhuroi librin “Urtësi dhe Marrëzi”

Aktori dhe krijuesi i mirënjohur shqiptar, Barjush Mjaku, sot (3 shkurt 2021), vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë dhe me këtë rast për Bibliotekën universitare “Maks van der Shtul” dhuroi disa kopje të librit të tij të fundit “Urtësi e Marrëzi”. Aktorin me renome ndërkombëtare, Bajrush Mjaku e priti […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: