Zaev: Rritja e pagave, dukshëm më e lartë në 4 vitet e fundit

Blerand Rexhepi

Shkup, 4 korrik – Për katër vjet, nga prilli 2017 deri në prill 2021, ne e rritëm pagën mesatare për 5,766 denarë, ndërsa për gjashtë vjet, nga prilli 2011 deri në prill 2017, pagat u rritën me vetëm 2,153 denarë.

Dinjiteti i punëtorëve është i çmuar dhe kjo është arsyeja pse ne ngritëm pagën minimale në 15,284 denarë, e cila deri para katër viteve ishte 9,000 denarë.

Rritja e pagës minimale ka bërë presion që të gjitha pagat të rriten. Në katër vitet e fundit, pagat janë rritur në mënyrë të vazhdueshme në të gjithë sektorët.

Në prill 2021, paga mesatare ishte 28,438 denarë, që është një rritje prej 10.1% krahasuar me të njëjtin muaj në vitin 2020.

Dhe ne nuk do të ndalemi këtu. Qëllimi ynë është që ta përmbushim premtimin e dhënë qytetarëve, për një pagë minimale prej 18,000 dhe një pagë mesatare prej 36,000 denarë deri në fund të këtij mandati.

Next Post

UT e shënoi 245-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve

Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës dhe Fakulteti i Kulturës Fizike, përmes disa aktiviteteve sportive e shënuan 245-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për nder të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, në terrenet sportive të UT-së u zhvillua një ndeshje volejbolli në rërë. Në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: