Zaev vjen me një thirrje për shqiptarët

vull

Kryeministri Zoran Zaev publikoi disa të dhëna ku sipas tij, Stevo Pendarovski po udhëheqë ndaj kandidatës së VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska. Zaev u bëri thirrje shqiptarëve, votuesve të Rekës, që të votojnë Stevon në rrethin e dytë.

Sipas tij, vetëm vota e qytetarëve mundë të ndihmojë që vendi të lëviz më shpejtë dhe të bëj progres drejt strukturave euro-atlantike.

“Stevo Pendarovski do të jetë fitimtarë në rrethin e dytë. Pres që qytetarët që votuan Blerim Rekën në rrethin e parë, të votojnë për Pendarovskin në rrethin e dytë. Ta votojmë Stevon dhe të hapërojmë në kohë, ti shpiem proceset para. Ju falëndëroj që votuat Stevon, ju ftoj përsëri që të merrni guximin dhe të votoni. Të gjithë nacionaliteteve ju bëj thirrje që të votoni, nga ju varet e ardhmja, nga ju varet progresi i shtetit tonë. Bashkë me ju do të shkojmë drejt NATO-s dhe BE-së.” tha kryeministri Zaev

Next Post

Në Skënderaj u zgjodh Sami Lushtaku, në Podujevë, Naim Fetahu, në Gjilan, Qemal Mustafa, kryetar të rinj të degëve të PDK-së

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Skënderaj, sot ka mbajtur Kuvendin zgjedhor të degës, në prani të delegatëve nga të gjitha nëndegët, Komisionit Qendror të zgjedhjeve dhe anëtari i kryesisë, Abelard Tahiri. Në Skenderaj, në emër të kryetarit ka folur, anëtari i Kryesisë dhe njëherësh ministri, Abelard Tahiri, për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: