Zaevi e përshendeti nismën për formimin e regjistrit të mediave profesionale onlajn

vull

Për t’u përshëndetur është nisma e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Odës Ekonomike dhe Këshillit për Etikë në Media për formimin e regjistrit të mediave profesionale onlajn me të cilin do t’ia bëjë të ditur opinionit se cilat portale i përmbushin kriteret që të jenë media, por edhe cilat janë ato të cilat i përmbahen kodeksit gazetaresk gjatë punës së tyre dhe kanë pronësi dhe impresum transparent, ka shkruar sot kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Sipas tij, për t’u përshëndetur është secila nismë e cila kontribuon që të bëhet dallim i qartë midis kritikës gazetareske dhe gënjeshtrës.

“Duhet të gjithë ne si qytetarë të bëjmë dallim midis kritikës e cila është aleat dhe gënjeshtrës e cila është armik i shoqërisë tonë demokratike. Gazetaria kritike është në bazën e një shoqërie demokratike dhe transparente. Kritika është e dobishme, ndërsa kritika konstruktive kontribuon ndaj përparimit dhe zhvillimit të shoqërisë në të gjitha fushat e saj. Për këtë manipulimi dhe gënjeshtra duhet të përballen me rezistencë. Gënjeshtra bën dëm, ndërsa manipuluesit i dëmtojnë edhe proceset e shëndosha demokratike. Edhe më shumë, është dobësi dhe hipokrizi ata që në vazhdimësi prodhojnë dezinformata dhe lajme të rreme të fshihen pas lirisë së fjalës”, thekson Zaevi.

Ai e inkurajon fellën gazetareske, komunitetin mediatik, sa është e mundur më shpejtë t’i përcaktojë standardet të cilat qartë do t’i definojnë dallimet midis gazetarëve dhe mediave kritike dhe makinerive propaganduese për lajme të rreme. (koha.mk)

Next Post

DREJTËSIA DUHET TË VIJË, PAVARËSISHT SE KUSH E BËN ATË NJËRI APO TJETRI INSTITUCION

Izet Zeqiri Nga 606.555 skedar audio 129.012 përgjime NUK janë private … Bisedat lidhur Prokuronin Speciale midis qeverisë dhe opozitës, që ajo të bashkohet me Prokurorin për Krim të Organizuar dhe konfrontimet që ekziston lidhur statusin e lëndëve që i udhëheq Prokuroria Speciale dhe materialet tjera është TEATËR. Qeveria dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: