Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Zejd e respekton Tiranën dhe Prishtinën: Me LEVICËN jo!

2 min read

Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi-Zejd ka  thyer sot heshtjen e tij sa i përket rrëzimit të Qeverisë. Me këtë rast ai u shpreh se është për rrëzimin e kësaj qeverie, por jo me çdo kusht.

“Gjithë deputetët kemi qenë të bindur që E majta nuk nënshkruan dhe në frymën e kësaj u dakorduam për të dhënë firmën. Dhe qëndrimi i Alternativës ka qenë i njëjtë”, tha Skender Rexhepi.

Rexhepi ishte i prerë se nënshkrimi i tij nuk do të qëndroj bashkë në një listë ku qëndron edhe nënshkrimi i kreut të së Majtës.

“Kështu ka qenë që kur e kemi përpiluar atë listë pjesë e saj të mos jetë edhe e Majta. Unë nuk pranoj që nënshkrimi imë të jetë pjesë e Listës bashkë me nënshkrimin e kreut të së Majtës”, tha Skender Rexhepi-Zejd. Mandatin nuk e kemi marrë për tu shërbyer kauzave antishqiptare”, tha Zejd.

E para gjithë deputetët kemi qenë të bindur që E Majta nuk nënshkruan. Marrëveshja ishte që do të nënshkruaj LDP-ja, Besa, VMRO-ja dhe ne. Në frymën e kësaj u dakordova që do e jap nënshkrimin dhe doe e jap gjithmonë çdo nënshkrim kur duhet të largohet e keqja e quajtur BDI për shqiptarët, por kjo nuk është me çdo kusht. Edhe qëndrimi i Alternativës gjithmonë ka qenë i tillë që ne nuk guxojmë ta identifikojmë veten me një subjekt politik i cili është anti-shqiptar me gjitha elementet. Kështu nuk e lejoj në jetën time ta njollosi dinjitetin tim familjar për asnjë çmim.

Mickoski duhet ta testojë bindjen time se sa i besoj dinjitetit tim unë. Nuk i kam borxh as Mickoskit, as Zaevit as Ali Ahmetit, askujt. I kam borxh dinjitetit tim dhe opcionit tim politik dhe idealit të cilin unë frymoj. Unë frymoj në një ideal për një shoqëri më të mirë të shqiptarëve, por gjithsesi jo me ata që i urrejnë shqiptarët, jo me ata që fryhen duke i ofenduar shqiptarët. As nuk do e lejoj, do e testojë ai dinjitetin tim dhe vendimin tim.

Janë nënshkruar katër lista. Detajet askush nuk i di por ne jemi dakord. Unë do isha gjithmonë darord për çdo nënshkrim që të rrëzohet kjo qeveri, që të bie pushteti i BDI-së. Gjithmonë do isha dakord, edhe ky zëvendësim dhe ky ndryshim nënshkrimi im gjithmonë do jetë valid dhe në asnjë rast nuk do të pranoj që nënshkrimi im të rrijë ngjitur me ata që karrierën e tyre politike e rrisin e zgjerojnë duke duke na sharë neve shqiptarëve si në aspektin fetar edhe në atë kombëtar. Nuk do e lejoj asnjëherë.

https://fb.watch/98M0Bo1_iM/