Zëvendësdrejtori Asani viziton Njësinë Doganore Aeroporti i Shkupit

Kohanews Admin

Zëvendës Drejtori i Drejtorisë së Doganave, z.Muarem Asani sot realizoi një vizitë pune në Njësinë Doganore Aeroporti i Shkupit – Dega Doganore Shkup.

Gjatë vizitës, shefi i Njësisë Doganore Aeroporti i Shkupit, Aleksandra Ilievska Mishkovska, drejtuesi i Degës Doganore të Shkupit, Aleksandar Petkovski dhe ndihmësdrejtuesi i Degës Doganore të Shkupit, Artan Veseli shkurtimisht e njohën z.Asanin me kapacitetet operative dhe nevojat brenda kësaj Njesie Doganore.

Njesia Doganore Aeroporti i Shkupit është njësi, në të cilën kompetencë është zbatimi i procedurës doganore në Aeroportin e Shkupit edhe atë në dy departamentete: atë pasagjerëve dhe të mallrave. Në juridiksion e Njësisë Doganore Aeroporti i Shkupit – departamenti i mallrave, janë zyrat për ruajtjen e përkohshme të TAV, DHL dhe UPS.

Në departamentin e mallrave kryhet mbikëqyrja doganore dhe procedura për mallra, e cila është nën kompetencën e Njësisë Doganore. Në Departamentin e pasagjerëve kryhet kontrolli doganor, dhe sipas nevojës, kryhet edhe doganimi i mallrave në trafikun e udhëtarëve.

Zëvendës Drejtori Asani gjithashtu u informua edhe për projektin GIZ, i cili gjatë tre viteve të kaluara u implementua për të përshpejtuar procesin e doganimit të dërgesave të shpejta, me çka u zvogëlua koha e doganimit për 50%.

Me projektin në fjalë, zyrtarët doganorë kanë informacion paraprakisht në lidhje me dërgesat e arritura në mënyrë që ata të mund të bëjnë analizë rreziku në kohë para aritjes së dërgesave në aeroport.

Next Post

ALEANCA PËR SHQIPTARËT:Zaev ti kërkojë falje administratorës publike

Aleanca për Shqiptarët fton kryeministrin Zoran Zaev që urgjentisht të tërhiqet nga akuzat e djeshme ndaj administratës publike dhe tu kërkojë falje të gjithë administratorëve. Të amnistosh ministrat e drejtorët nga korrupsioni dhe të akuzosh administratorët për vlerësimet e fundit të Stejt Departamentit është vetëm një tentim qyqar për të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: