Zëvendësdrejtori Hasani takon ministrin Bekteshi: Të hyrat për 37% më të larta se viti i kaluar

Kohanews Admin
Zëvendësdrejtori i Doganave, Muharrem Hasani sot bashkë me drejtoreshën Sllavica Kutirov kanë realizuar takim me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Gjatë takimit diskutuam lidhur me çështjet aktuale dhe bashkëpunimin mes dy institucioneve tona.
Gjithashtu, biseduam edhe për projektet që dalin nga “Ballkani i Hapur”, si dhe sa i përket situatës për vazhdimin e lidhjes rajonale, mbi të gjitha projektin aktiv “One Stop Shop” me Shqipërinë, mbështetjen e korridoreve të gjelbra, kontrollet e përbashkëta kufitare dhe të tjera.
Vlenë të theksohet se drejtoria doganore në vazhdimësi regjistron rritje të të hyrave të paguara gjatë importit dhe tregtisë së brendshme, të cilat janë më të larta për 4,88 miliardë denarë ose 37% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021 kur ishin mbledhur 13,16 miliardë denarë.
Ky bashkëpunim i shkëlqyeshëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Next Post

Fokus Besmira Ejupi ka mbledhur gati 12 mijë euro nga 5 institucione

Besmira Ejupi , ish-prezantuesja televizive që Qeveria donte ta dërgonte si Konsull të Përgjithshëm në Nju Jork, në më pak se një vit ka grumbulluar mjete buxhetore prej gati 12 mijë eurosh përmes 39 transaksioneve të realizuara gjatë vitit të kaluar dhe këtë vit, shkruan numri i fundit i  Fokus javor . Sipas […]

Subscribe US Now