Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe Ministri Bekteshi vizituan Rade Konçar TEP

vull

Zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot vizituan kompaninë Rade Konçar TEP, një nga 400 kompanitë që morën  grant për realizim të  investimit të ri në vitin 2020, përmes thirrjes publike për rritjen e konkurrencës, realizuar nga Ministria e Ekonomisë.

Zëvendëskryeministri Bytyqi, pasi bëri një turne në tre impiantet e prodhimit të kompanisë Rade Konçar TEP, deklaroi se është i kënaqur me aktivitetet investuese të kompanisë, e cila në 2 vitet e fundit, guxoi dhe investoi gati 3 milion euro në përmirësimin e proceseve, dhe gjithashtu theksoi një rritje serioze të të ardhurave dhe rritje të numrit të të punësuarve. Zëvendëskryeministri theksoi se në vitin 2020, pavarësisht krizës globale të shkaktuar nga koronavirusi Covid 19, Qeveria ka krijuar masa, të cilat ofrojnë mbështetje rekord për një numër rekord të kompanive, në mënyrë që kompanitë tona të zbatojnë projekte të reja zhvillimi që të përgatiten për të hyrë në periudhën post kovid.

“Këtë vit ne kemi realizuar mbështetje me të vërtetë rekord për ekonominë kur bëhet fjalë për projektet e zhvillimit të kompanive. Në vitin 2020, edhe në kushte të pandemisë, siguruam mbështetje rekord për një numër rekord të kompanive, që këtë vit është rreth 65 milion euro për mbi 840 kompani. Do të cek Thirrjen Publike për rritjen e konkurentshmërisë së kompanive, përmes së cilës me mbi 17 milion euro, ne mbështetëm 400 projekte investuese të kompanive që kanë investuar në krizë. Përmes Ligjit për Mbështetjen Financiare të Investimeve, përmes masave të Planit për Rritje Ekonomike, me 11.5 milion euro, mbështetëm 140 kompani që investuan në vitin 2019. Për 39 kompani të huaja që operojnë në zona dhe jashtë tyre, përmes masave për të cilat kemi lidhur marrëveshje, në vitin 2020 kemi paguar 25.6 milion euro mbështetje. Këtu përfshihen edhe mjetet e Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik që zbatohen vazhdimisht, dhe vetëm në vitin 2020, me rreth 8.5 milion euro, 266 kompani u mbështeten drejtpërdrejt,” ceku Bytyqi.

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi theksoi se në vitin paraprak, përveç mbështetjes për ekonominë për të ruajtur vendet e punës, Qeveria krijoi masa që ndihmuan kompanitë të cilat kanë guxim të investojnë edhe në kohë pandemie duke rritur kështu konkurrencën e tyre dhe të mundësohet që produktet vendore të plasohen jo vetëm në rajon, por edhe në tregje të tjera.

“, Do të vazhdojmë në këtë drejtim të krijojmë masa që do të mbështesin ekonominë, veçanërisht kompanitë që janë të orientuara  nga eksporti, kështu që me Zëvendës Kryeministrin dhe me institucionet e tjera përkatëse ne tashmë po diskutojmë ndryshimet në Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investime në mënyrë që të rregullohet zgjidhja ligjore me zhvillimet më të fundit që dalin si pasojë e pandemisë,që në vitin 2021 të lehtësohen kriteret e aplikimit, për të stimuluar kompanitë për të zbatuar projekte të reja investimi. Pothuajse 400 kompani gjatë vitit 2020 ose deri në fund të vitit 2021, do të përfundojnë planet e tyre të investimeve, të cilat sipas aplikacioneve që janë dorëzuar dhe për të cilat është dhënë mbështetje, ndërsa cikli total i investimeve do të jetë mbi 90 “milion euro”, nënvizoi Ministri Bekteshi.

Udhëheqësi i kompanisë Rade Konçar TEP, Goran Antevski, vuri në dukje se në tre vitet e fundit janë bërë investime serioze në modernizimin e prodhimit, kryesisht me synim në mbrojtjen e mjedisit dhe zgjerimin e proceseve të prodhimit. Ai vlerësoi si pozitive mbështetjen nga Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë me ndihmën e të cilave u blenë makineri dhe pajisje të reja për prodhim më efikas.

“Sigurisht që këto investime që janë bërë në tre vitet e fundit kanë kontribuar në rritjen e prodhimit, në rritjen e numrit të të punësuarve i cili është rritur vetëm në vitin e kaluar me rreth 20%, dhe me rritjen e numrit të të punësuarve prodhimi është rritur për një rekord 65% në vitin 2020.  Shpresoj se viti 2021 do të jetë edhe më i mirë sepse ato investime të reja, projekte të reja na sjellin zhvillim më të mirë të kompanisë,” deklaroi Antevski.

Next Post

Perceptimi i qytetarëve mbi korrupsioni në nivel lokal në komunën e Gostivarit shënon rënie

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, mori pjesë në debatin publik të sotëm të organizuar nga Asociacioni për Iniciativa Demokratike ADI – Gostivar. Në këtë debat u bënë publike rezultatet e raportit mbi Vlerësimin e fushave të rrezikshme të korrupsionit në nivelin lokal. “Puna jonë me transparencë këto tre […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: