Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe ministri Besimi: Komunikimi i hapur dhe i vazhdueshëm, si dhe gjithëpërfshirja janë kyçe për krijimin e zgjidhjeve sistemore për një mjedis më të mirë afarist

vull

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi dhe ministri i financave Fatmir Besimi, me ftesë të Odës Ekonomike të Maqedonisë, morën pjesë në një takim pune ku u bisedua për disa iniciativa nga oda, siç janë harmonizimi i tarifës doganore me BE, analiza e detyrave parafiskale dhe çështja e holdingut.

Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se Qeveria ka një qasje të hapur për bashkëpunim me odat ekonomike dhe se odat janë një nga faktorët kyçë, jo vetëm si përfaqësues të nevojave të komunitetit të biznesit, por edhe si iniciatorë dhe partnerë në politikëbërje. Ai shtoi se vetëm me një qasje të tillë të partneritetit mund të krijohet atmosferë dialogu që synon krijimin e një mjedis biznesi më të mirë dhe më të parashikueshëm.

“E di se sa e lehtë apo e vështirë është kur ekonomia ka ose nuk ka një mjedis të parashikueshëm dhe që nga dita e parë thashë se do të përpiqem, përmes dialogut dhe komunikimit me odat si faktorë kyçë të punojmë në përmirësimin e klimës së biznesit. Nuk ka tema që nuk mund të hapen, pavarësisht nëse kjo kërkon 1 orë, 20 ditë ose një vit të tërë pune ose mbajtjen e mijëra takimeve, ne duhet të ulemi së bashku dhe të gjejmë zgjidhje. I hapim çështjet strategjike, të cilat janë të rëndësishme, u përmend se gjatë 10 vitet e fundit nuk janë të hapura, them ndoshta më shumë se 10 vjet. Duke dëgjuar odat dhe përfaqësuesit e kompanive, si faktorë të ekonomisë, vendosëm t’i hyjmë procesit të krijimit të Strategjie kombëtare të zhvillimit, e cila duhet t’u përgjigjet shumë pyetjeve që kemi jo vetëm në ekonomi, por edhe në sektorë të tjerë”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi në takimin në Odën Ekonomike të Maqedonisë.

Ministri i financave Besimi tha se sfida kryesore e Qeverisë dhe e Ministrisë, në krizën e Covidit, është se njëkohësisht duhet të reagohet me masa të shpejta dhe ndërhyrëse, për të mbështetur kompanitë në menaxhimin me krizën së shkaktuar nga pandemia globale, krijimin e masa për revitalizimin e ekonomisë, dhe në të njëjtën kohë krijimin e masave sistematike afatgjate për një rritje ekonomike më intensive dhe të qëndrueshme.

“Transparenca dhe gjithëpërfshirja janë parimet e veprimit tonë në këtë periudhë krize, kështu që përmirësohen gjasat për rimëkëmbjen e ekonomisë sonë dhe përshpejtimin e rritjes. Takimet tona me odat nuk janë vetëm një reflektim i vullnetit të mirë ose thjesht deklarata. Më pëlqeu qasja në takimin e mëparshëm ku kishte pyetje konkrete. Pas atij takimi patëm një seri takimesh midis ekipeve profesionale nga odat dhe ministria e financave. Për disa nga temat, reagimi fillestar i Ministrisë është të ruajë “status quo-në”, në drejtim të mbrojtjes së atyre që janë zgjidhje sistemore, e cila është e drejtë. Megjithatë, kur situata “status quo” shkaktohet nga situata të reja emergjente, ne duhet të jemi proaktivë dhe të gjejmë zgjidhje. Në raste të tilla, kjo simbiozë e komunikimit midis sektorit privat dhe publik në drejtim të hartimit të politikave të përshtatshme është kyçe”, tha ministri i financave Besimi, pas së cilës ai iu referua në detaje progresit të një pjese të iniciativave të ngritura në të kaluarën nga odat ekonomike.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, theksoi se bashkëpunimi dhe komunikimi me Qeverinë është në një nivel shumë të lartë, në periudhën e kaluar një numër i takimeve punuese janë mbajtur në kuadër të Platformës për dialog publiko-privat me ç’rast janë hapur shumë tema strategjike që kanë pritur të hapen për më shumë se një dekadë.

Next Post

Dimitrov në takim me ambasadoren Petroviq: Vizioni i përbashkët për një Ballkan Perëndimor evropian përmes bashkëpunimit të afërt me Malin e Zi

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot kishte takim me Ambasadoren e Malit të Zi në vend, Marija Petroviq, me qëllim të shkëmbimit të mendimeve dhe aktualiteteve në kontekst të procesit euro-integrues si të Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe të Malit të Zi. Në takim u konfirmua bashkëpunimi […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: