Zëvendësministri Hasani: Mbështesim politikën e zgjerimit të NATO-s

Kohanews Admin

Maqedonia e Veriut mbështet politikën e dyerve të hapura të NATO-s thekson zëvendës ministri i mbrojtjes, Bashkim Hasani. Lidhur me paralajmërimet për zgjerimin e NATO-s me shtetet e reja anëtare ai shton se është mjaft e pritshme duke pasur parasyshë zhvillimin e ngjarjeve në Europë.

“Çdoherë kur një vend shpreh fillimisht vullnetin e tij për t’u bërë anëtar i Aleancës, ne e pranojmë këtë, por procesi i anëtarësimit të tij duhet të ndiqet në momentin kur vendi plotëson kushtet për të qenë vend anëtar është i mirëpritur. Zgjerimi i Aleancës së NATO-s nuk duhet të jetë kërcënim për askënd por përkundrazi mendoj se është një vlerë shtesë për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe në territorin e Aleancës së NATO-s, por edhe në botë sepse NATO është aleancë politiko-ushtarake, por mbi të gjitha ne e dimë se ajo bazohet në politikën e parandalimit dhe garantimit të sigurisë”, ka shtuar më tej zëvendës ministri Hasani.

Next Post

A JEMI “NJË KOMB - NJË KULTURË”!

Midis nesh     Programet konkrete bëjnë që strategjitë të mos ngelin vetëm teori të thata të dala nga “vizionet megalomane” të platformave politike që hidhen sa për të fituar pushtet! Programet janë bazë e planeve zhvillimore që hartohen bazuar në projektet paraprake të qartësuara nëpër kuadro logjike deri në […]

Subscribe US Now