Zëvendësministri Rexhepi: Investimet në infrastrukturën rrugore në rajonin e Mavrovës zhvillojnë turizmin dhe ekonominë

Punët ndërtimore në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës deri në fshatin  Zhirovincë I inspektuan  Ministri I Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi dhe  drejtori I NP Rrugët e Maqedonisë Ejup Rustemi.

“Me këtë projekt bëhet rehabilitimi i tërësishëm i rrugës rajonale Hanet e Mavrovës-Zherovnicë me gjatësi prej 18,46 km. Vlera e investimit i këtij projekti është 380, 1,574,00 denarë me TVSH (6, 18 mil euro). Traseja e këtij seksioni është vazhdimësi i pjesës tashmë të rehabilituar Bunec – Hanet e Mavrovës,” u shprehë zëvendësministri Rexhepi.

Në mes të tjerash,  zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve,  Bekim Rexhepi deklaroi se me anë të këtij investimi kontribuohet në zhvillimin e turizmit në këtë rajon por edhe përmisohen kushtet edhe për vetë qytetarët e kësaj ane.

“Përveç kësaj parashikohet edhe ndërtimi i rrugës rajonale,  nga Ura  Garski deri në Izvor, pastaj rindërtimi i rrugës nga Ura e Garskit për në Lazaropole si dhe rikonstruimi i rrugës  për në Dibër “, përfundoi Rexhepi.

Next Post

Arrestohet dileri nga Gostivari, gjendet heroinë në automjetin e tij

Më datën 28.04.2021, nga ana e Sektorit për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme pranë Departamentit të Policisë Kriminalistike, në aksion të koordinuar me SPB Shkup-Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë dhe SPB Tetovë- NJPB Gostivar nga liria është privuar S.B. (58) nga Gostivari. Në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: