Zëvendësministri Rexhepi: Lufta kundër korrupsionit një ndër prioritetet tona

Kohanews Admin

Tryezë e rrumbullakët në temë “Kultura e integritetit” – Rruga drejt suksesit në luftën kundër korrupsionit

Zëvendësministri i transportit dhe lidhjes z. Bekim Rexhepi sot mori pjesë në tryezën e rrumbullakët në temë “Kultura e integritetit – Rruga drejt suksesit në luftën kundër korrupsionit”, organizuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, e mbajtur në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Ministria për transport dhe lidhje është ndër të parati stitucione që ka krijuar një Plan për Parandalimin e Korrupsionit, i cili ka një rëndësi të madhe në përballjen me këtë fenomen të dëmshëm që pengon realizimin e të drejtave ligjore të qytetarëve dhe sektorit të biznesit. Korrupsioni ka shumë forma dhe për këtë arsye zbulimi i duhur i rreziqeve të shfaqjes së tij dhe adresimi i duhur i tyre është i një rëndësie të veçantë” – theksoi zv. Ministri Rexhepi

-Qëllimi i Tryezës së Rrumbullakët është të forcojë përpjekjet e institucioneve, me qëllim futjen e plotë të sistemit të integritetit, zbatimin e duhur të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe përmbushjen me sukses të udhëzimeve praktike për rregullat e zbulimit dhe menaxhimit ad-hoc. me rastet e konflikteve të interesit për anëtarët e Qeverisë, si pjesë e rekomandimeve nga raundi i pestë i vlerësimit të Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit – GRECO.

-Në Tryezën e rrumbullakët fjalim mbajtën Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Dimitar Kovaçevski, Zëvendës Shefi  i Delegacionit të Bashkimit Evropian z.Julian Vassalo, Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit znj. Biljana Ivanovska, Zëvendëskryetarја e Qeverisë e ngarkuar për Politikat e Qeverisjes së Mirë znj. Slavica Grkovska, si dhe ekspertë ndërkombëtarë të kësaj fushe.

Next Post

ASH: Petkovski zbuloi qëndrimin anti perëndimor të Qeverisë, dëshmoi konstatimet e ASH-së

Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër deklaratat e fundit të partnerit të Qeverisë aktuale, Tito Petkovski kundër Bashkimit Evropian dhe perëndimit dhe lëvdatat e tij ndaj Vlladimir Putinit dhe Aleksandër Vuçiçit. Me këto deklarata, Petkovski paralajmëron reshtimin anti perëndimor të Qeverisë, duke ftuar atë të ndjek rrugë të veten të politikës […]

Subscribe US Now