Zëvendësministri Rexhepi: Ndërtimin e infrastrukturës rrugore cilësore e kemi prioritet

Kohanews Admin
Saraj, 25 gusht – Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi së bashku me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, kryetarin e Sarajit, Blerim Bexheti sot inspektuan rindërtimin e rrugës Bukoviç-Raoviç e cila është një nga 94 projektet e programit TAV për mbështetjen e komunave.
Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Rexhepi tha se kjo rrugë do të bëhet sipas të gjitha standardeve dhe cilësisë.
“Ndërtimi i infrastrukturës rrugore cilësore për Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve është prioritet mbi prioritetet dhe për banorët në këtë rajon do të ketë një rëndësi të madhe dhe do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre”, tha zëvendësministri Rexhepi.
Përmes Programit TAV, janë ndarë gjithsej 94 kontrata, në një vlerë totale prej 49.7 milion euro, për zbatimin e projekteve të infrastrukturës në pothuajse të gjitha komunat në vend.
Next Post

Tronditet familja nga Vrapçishti! Në vend të nënës, në arkivol gjen trupin e një burri

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur sot në fshatin Vrapçisht. Një familje, fëmijët e të cilës e prisnin arkivolin e nënës së tyre, nuk e pranuan atë. Në vend të saj, në arkivol gjetën trupin e një burri. Familjarët ende nuk e kanë gjetur trupin e pa jetë të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: