Zëvendësministri Rexhepi: Përkushtohemi për finalizimin e projekteve në Tetovë

Kohanews Admin

Zëvendësministri i Transportit dhe lidhjeve Bekim Rexhepi sot bashkë me Zëvendëskryeministrin e parë Grubi, ministra nga kabineti qeveritar dhe kryetarja e komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi kanë parë nga afër fillimin e punimeve për vazhdimin e bulevardit Bllagoja Toska.

Si një prej projekteve më vitale jo vetëm për komunën e Tetovës, bulevardi “Bllagoja Toska” po merr një pamje krejtësisht ndryshe dhe jep shpresë për qytetarët. Bashkë me Zëvendëskryeministrin e parë Grubi dhe kryetaren e komunës znj. Arifi, ishim prezent në fillimin e punimeve për vazhdimin e këtij bulevardi, ka theksuar kështu Zëvendësministri Rexhepi.

Sipas tij, projektet për një jetë më të mirë të qytetarëve nuk do të ndalen me kaq.

Falë angazhimit tonë në Qeveri, nga Programi TAV janë ndarë 30 milionë denarë për vazhdimin e këtij projekti. Përkushtimi për finalizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve nuk do të ndalet me kaq, ka thënë mes tjerave Zëvendësministri Rexhepi.

Next Post

Grubi: E gjithë Qeveria e mbështet Teutën, sepse ajo i ka hije Tetovës

Sot, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga ministrat Naser Nuredini, Fatmir Besimi, Kreshnik Bekteshi, zëvendësministrat Ilir Hasani e Bekim Rexhepi kanë vizituar komunën e Tetovës ku janë pritur nga kryetarja e komunës znj. Teuta Arifi. Grubi bashkë me […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: