Zgjedhjet në Mal të Zi, Ali Ahmeti fton shqiptarët të votojnë ata që duan bashkimin

Blerand Rexhepi

Lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka ftuar shqiptarët në Mal të Zi, të dalin në votime.

Z. Ahmeti ka uruar për garë demokratike dhe shqiptarët të jenë sa më të bashkuar për të mirën e tyre të përbashkët.

Ja postimi i plotë i z. Ahmeti:

Në prag të zgjedhjeve në Mal të Zi, që nga Tuzi deri në Ulqin, Plavë e Gusi, kam nderin të ftoj të gjithë shqiptarët e vendit tonë mik që të dalin masovikisht në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre demokratik për ta përforcuar nyjen kyçe të vendit euroatlantik e ajo nyje është komuniteti shqiptarë në Mal të Zi.

Shpreh përkrahje të parezervë dhe të fuqishme për të gjitha forcat progresive ne rajon të cilat promovojnë orientimin perendimor të vendit.

Ju uroj garë fer e demokratike dhe të jeni sa më të bashkuar për të mirën tuaj të përbashkët!

Bashkë më të fortë!

Next Post

Tensionet po rriten edhe më shumë, Greqia po zgjeron ujërat e saj territoriale: Për Turqinë është kjo është nxitje për luftë!

Kryeministri Grek befas njoftoi se vendi i tij në Detin Jon do të zgjerojë ujërat e tij territoriale nga 6 deri në 12 milje detare, ndërsa më herët Turqia tha se një veprim i tillë do të ishte kjo është nxitje për luftë! Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka thënë se Greqia së […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: