Zgjidhet problemi me vendkalimin hekurudhor në Poroj të Tetovës (Foto)

Blerand Rexhepi

Bujqit e fshatit Poroj para disa ditësh u ankuan se mbikalimi hekurudhor në zonën e fshatit të tyre nuk ka aspak siguri. Mungon sinjalizimi në këtë vendkalim dhe bujqit ndjehen të pasigurt kur shkojnë tek pronat e tyre, theksuan banorët për mediat vendase. Ndonëse treni në këtë pjesë kalon shumë rrallë, megjithatë rreziku ekziston përherë që të ketë aksident apo të pësojnë bujqit. Së këndejmi banorët e këtij fshati ju drejtuan me një letër Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut”.

Ata shkruanin se vendkalimi aktual nuk i plotëson kushtet. “Banorët e fshatit Poroj, për punimin e tokës në fushën që gjendet poshtë hekurudhës, në drejtim të Tetovës, për shkak të vërshimit i cili ka përfshirë rajonin tonë vite më parë, e ka të pamundur që të shfrytëzojë vendkalimin nëpër hekurudhë. Rruga momentale nuk mund të shfrytëzohet. Më tej banorët e fshatit Poroj, kryesisht bujq, thonë se tashmë shfrytëzojnë rrugë alternative për të arritur tek arat e tyre me makineri bujqësore. Banorët e fshatit tani shfrytëzojnë rrugë tjetër përmes hekurudhës që të mund të arrijnë deri tek arat e tyre dhe të punojnë tokën. Kjo rrugë gjendet 350 metra para vendkalimit hekurudhor, të cilin më nuk e shfrytëzojmë në drejtim të Shkupit”, thuhet në shkresën e banorëve të fshatit Poroj, drejtuar Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut”.

Por ka qenë i menjehërshem reagimi i drejtorit gjeneral të “Hekurudhave të Maqedonisë” Festim Halilit i cili premtoi se ky problem i banorëve lokal do të zgjidhet shumë shpejt. Kështu që nga sot ky problem i banorëve lokal tani më konsiderohet i zgjedhur ka theksuar drejtori Festim Halili. Eshtë bërë kalim i ri me material kalues ashtu sikur që kërkuan banorët poashtu është vendosur edhe sinjalistika informuese, ka përfunduar Halili.

Next Post

Bekim Memeti sot përfundoi asfaltimin e rrugës Kondovë – Radushë (Foto)

Drejtori i Ndërmarjes Rrugët e Maqedonisë z. Bekim Memeti ka bërë të ditur se sot ka përfunduar asfaltimi në rrugën Kondovë -Radushë. Me këtë projekt të rëndësishëm për banorët e asaj zone vazhdon fokusimi i drejtorit Memeti për të përmirësuar infrastrukturën siç ka bërë në shumë zona tjera shqiptare. Drejtori […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: