Zhbogar: Është me rëndësi të madhe që PSP-ja të vazhdojë me ndjekjen e atyre të cilët janë përgjegjës

vull

Prokuroria Speciale Publike (PSP) dukshëm kontribuoi drejtë vendosjes së sërishme të përgjegjësisë dhe drejtë luftës kundër mosndëshkimit. Me rëndësi shumë të madhe është që PSP-ja të vazhdojë me ndjekjen e atyre të cilët janë përgjegjës, të kryesve, dhe këtë e bën në mënyrë profesionale dhe të pavarur, thotë në deklaratën me shkrim shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriu, Samoel Zhbogar.

Bashkimi Evropian, siç thekson ai, i ndjek nga afër përgatitjet për ndryshimin e Ligjit për Prokurori Publike, të cilat kanë për qëllim që ta përfshijnë funksionimin e PSP-së si pjesë përbërëse e Prokurorisë Publike.

“Na kujtohet që PSP-ja ishte vendosur nga partitë kryesore politike përmes Marrëveshjes së Përzhinos, me qëllim që të sigurohet marrja e përgjegjësisë për përgjimet e paligjshme të komunikimeve, si dhe përmbajtja e të njëjtave”, thotë Zhbogar.

Thekson se nga afër i kanë ndjekur diskutimet për draft-ligjin, të cilat zhvilloheshin mes Qeverisë dhe partisë kryesore opozitare.

“I inkurajojmë të gjitha partitë politike dhe anëtarët e respektuar të Kuvendit që pozitivisht ta marrin parasysh miratimin e ligjit. Këtë do t’ia thotë qytetarëve, si dhe bashkësisë ndërkombëtare, përkushtimin për konfirmimin e përgjegjësisë për të gjitha veprat penale, veçanërisht për korrupsionin në nivel të lartë dhe keqpërdorimin e forcës, por edhe në përforcimin e sundimit të së drejtës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, do të kontribuojë drejtë përmbushjes së dëshirës së qytetarëve për shoqëri korrekte, e bazuar në rregulla, që në fakt është thelbi i procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian”, thekson Zhbogar në deklaratën në lidhje me ndryshimet e Ligjit për prokurori publike.

Next Post

OSMANI: DO TË KRIJOJMË KUSHTE PËR MBAJTJEN E REGJISTRIMIT TË SUKSESSHËM NË VITIN 2020

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, mbajti takim me Delegacionin e Eurostat kryesuar nga Drejtori sektorial, Eduardo Baredo Kapelot. Në takim u hapën temat për bashkëpunim të Eurostatit me Republikën e Maqedonisë së Veriut, në veçanti në prag të mbajtjes së regjistrimit, e cila pritet të realizohet vitin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: