Ziadin Sela për New Europe: Një Mision evropian për sundim të ligjit për të rregulluar dështimin sistemik dhe kapjen e shtetit

vull

Në një shkrim autorial për “New Europe” (https://www.neweurope.eu/article/north-macedonias-extortion-scandal-an-eu-rule-of-law-mission-to-end-state-capture/), javoren prestigjioze të specializuar në çështje evropiane, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka komentuar zhvillimet politike në vend pas skandalit “Zhvatja” dhe ka kërkuar nga lidershipi i ri i BE-së që të ndërmerren disa masa urgjente.

Ziadin Sela është shprehur se skandali “Zhvatja” nuk erdhi edhe si befasi, porse situata e krijuar është jashtëzakonisht e rëndë. “Çfarë kjo nënkupton në thelb është falimentimi i vetë parimit të shtetit të së drejtës. Pas katër vite të PSP-së, vendi është rikthyer në pikën zero. Më keq se kaq, besimi i publikut në gjyqësorin është shkatërruar përgjithmonë dhe efektiviteti i politikës së deritanishme të BE-së është vënë në dyshim serioz.” shkruan Sela.

Ndërsa Parlamenti i ri evropian po bëhet gati të fillojë punën dhe Presidentja e zgjedhur e KE-së, Ursula von der Leyen, po kompleton ekipin e saj, Ziadin Sela ka kërkuar masa të forta nga BE-ja për të vendosur shtetin e së drejtës në qendër të veprimit të saj në Maqedoninë e Veriut dhe ndalur kapjen e përhershme të gjyqësorit dhe prokurorisë nga pushteti ekzekutiv. Sela ka kërkuar ndër tjera:

i) Riangazhimin e Grupit “Priebe” për të kryer një analizë të situatës dhe dhënien e rekomandimeve për të adresuar dështimet sistemike në fushat kyçe të shtetit të së drejtës.

ii) Ndërmjetësimi i një marrëveshje politike të ngjashme me Përzhinon midis katër partive më të mëdha politike për të adresuar të ardhmen e PSP-së dhe reformën e Prokurorisë Publike, regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, rishikimin e kodit zgjedhor dhe të listave të votuesve, si dhe krijimin e një qeverie teknike për të çuar vendin në zgjedhje të përgjithshme menjëherë pas anëtarësimit në NATO.

iii) Në lidhje me reformën e Prokurorisë Publike, të sigurohet vazhdimësia afatgjatë e PSP-së si organ autonom i cili i përgjigjet Parlamentit, zgjidhet dhe financohet nga ai, si parakusht për të siguruar përgjegjësinë penale të të gjithë autorëve të dyshuar për veprat e zbuluara nga skandali i përgjimeve, pavarësisht nga përkatësia partiake, dhe pa kufizime kohore për ngritje të aktakuzat dhe për përdorimin e përgjimeve si prova.

iv) Krijimin e një ekipi të prokurorëve evropianë në kuadër të institucionit trashëgimtar të PSP-së, të udhëhequr nga një kryeprokuror evropian. Kjo potencialisht do të mund të ishte iniciativë e përbashkët me vendet anëtare të BE-së, si Franca e cila ka ndërmarrë angazhime të rëndësishme në këtë drejtim, si pjesë e strategjisë së tyre për Ballkanin Perëndimor të prezantuar nga Presidenti Macron në prillin 2019.

Në fund, Ziadin Sela ka theksuar se Komisioni von der Leyen tani e ka mundësinë të demonstrojë se me të vërtetë kurrë nuk do të ketë kompromise kur bëhet fjalë për shtetin e së drejtës, duke zhvilluar ide të reja dhe adoptuar një qasje më gjithëpërfshirëse dhe më të guximshme në politikën e zgjerimit nga e cila përfitojnë si shtetet e ardhshme anëtare dhe ato ekzistuese të BE-së.

Next Post

Remzi Abdullahi dhe Valmir Aziri në garë për kreun e degës së Tetovës

Remzi Abdullahi, drejtor në Postën e Maqedonisë dhe Valmir Aziri sekretar shtetërorë në ministrinë e kulturës sipas gjitha gjasave do të shkojnë deri në fund të garës për kreun e degës së BDI-së në qytetin e Tetovës. Pasiqë BDI ka nisur prej disa muajve procesin e konsolidimit të degëve për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: