Ziadini si Menduhi, gjoja dorëhiqet

Blerand Rexhepi

Kur Ziadin Sela u shkëput nga PDSH-ja të gjithë kujtuan se në skenë po vin një politikan ndryshe, i cili kërkonte llogari ndaj humbësit serik të zgjedhjeve Menduh Thaçit.Atë kohë ai nuk ka asnjë dyshim se kishte të drejtë sepse humbësit duhet parimisht tu lëshojnë vendin të tjerëve në kreun e partisë për të forcuar jo vetëm subjektin politik por njëkohësisht edhe për të shmangur përcarjet që janë bërë të zakonshme në kampin shqiptar.

Por më pas Ziadin Sela duke ditur mjeshtërisht nga paraardhësi i tij se si mund të vazhdohet në politikë duke humbur , po përdorë të njëjtat forma për të betonuar kreun e partisë.

Në të njëjtën ditë Sela dha dorëheqje dhe në të njëjtën ditë ajo nuk u pranua në mbledhjen e VI-të të Kuvendit Qendror të kësaj partie.Një film i parë më herët.E njëjta orkestër dhe asgjë më shumë.

Madje kreu i ASH-së sapo ” mori” një mbështetje të re bëri të ditur që disa anëtarë të deritanishëm të KQ, do të përjashtohen duke treguar fuqinë e tij prej lideri i cili arsyen e humbjes ua hudh të tjerëve dhe e gjithë kjo në një Kuvend të dirigjuar fund e krye.

Sela tregoi shenja të ngjajshme dhe akoma më keq se sa Menduh Thaçi .Ai dha dorëheqje sepse e dinte saktë se vendi i tij në ASH është i sigurtë dhe me këtë ” shpërlau” ndërgjegjen prej humbësi .Fakti që Sela dha dorëheqje është një tregues i qartë se ai pranoi se ka humbur në zgjedhjet e 15 Korrikut për të cilat ai konsideronte se i kishte fituar ato.

Por a u dorëhoq Sela apo gjoja e bëri këtë ” akt madhështor”,kjo është pyetja që rëndon më shumë .E kaluara politike ka dëshmuar që humbësit politik pavarësisht formave për të qëndruar në kreun e partisë , ka vërtetuar se partitë e atyre që drejtojnë përmes këtyre formave , jo që kanë humbur,por janë përgjysmuar dhe nuk janë ringritur më dot.

Sela në rrugëtimin e tij politik ka humbur shumë aleatë përmes “bashkëpunimeve “por pas zgjedhjeve ai i ka flakur tej.Sela ky humbës serik i gjashtë cikleve zgjedhore vazhdon të mbetet në kreun e partisë duke përtipur fjalët e tij për mënyrën se si u shkëput nga PDSH-ja dikur për të treguar se ai është i njëjtë prej atyre që lehtë vjen në kreun e partisë por më pas për ta hequr duhen vite.

Dhe në fakt ai ka vite në politikë që ” noton” mes humbjeve ndërsa fitorja e madhe personale e tij është qëndrimi në kreun e partisë,pa dhënë llogarinë e humbjes duke parë fajtorët gjetkë dhe asnjëherë tek vetvetja. Ziadini është si Menduhi gjoja dorëhiqet.

Next Post

Lidhja e Isa Mustafes, me asgjë nuk ta pērkujton Lëvizjen e Ibrahim Rugovës!

Ldk-ja e sotit, nuk ështē ASESI ajo LDK-ja që e la nē amanet Presidenti karizmatik Ibrahim Rugova! Ajo sot është shndrrua në një “fabrikë” dështakësh e poltronistash senil që dobësitē e tyre (karizmatike, profesionale, autoritative, etj.) në ngrehinën e quajtur “Këshill i Përgjithshëm” i manifestojnë (publikisht) dhe i ekzekutojnë (ilegalisht) […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: