ZKQ Dimitrov dhe Ambasadorja e Japinisë Haneda nënshkjruajtën marrëveshje për Grant Ndihmë Japoneze për Zhillim Ekonomik dhe Social

vull

Sot Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov së bashku me Ambasadoren e Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Keilo Haneda, nënshkruajtën Marrëveshje për Grant Ndihmë Japoneze për Zhillim Ekonomik dhe Social.
ZKQ Dimitrov: “ Në kushte kur bota ballafaqohet me një nga krizat më të mëdha e cila ka edhe pasoja serioze socio- ekonomike, kjo ndihmë nga Qeveria e Japonisë në lartësi prej 100 milion Jen japoneze, apo rreth 813.000 euro janë më shumë se të mirëseardhura. Ndihma dukshëm do të kontribuojë në përforcimin e kapaciteteve të shtëpive shëndetësore dhe do tju lehtësojë punën e të punësuarve shëndetësor që janë në linjë të parë në luftën kundër pandemisë.”– theksoi Dimitrov i cili para ceremonisë së nënshkrimit të Marrëveshjes mbajti takim lamtumire me ambasadoren Haneda: “Këtë rast do të doja ta shfrytëzoj në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë t’i faleminderoj Ambasadores Haneda, e cila si Ambasadore e parë rezidente në vendin tonë në mënyre të konsoderueshme kontribuoi drejt avansimit të marrëdhenieve bilaterale si dhe rritjen e mjeteve zhvillimore japineze për mbështetjen e projekteve. 
 
Si Koordinues Nacional për Ndihmë të huaj do të zotohem për thellimin e mëtejmë të marrêdhenieve bilaterale dhe bashkëpunim dhe besoj se krahas zhvillimit, me sukses do ta avansojmë bashkëpunimin social, ekonomik, kulturor dhe politik me Japoninën.”– theksoi Dimitrov
 
“Aktualisht çdo vend lufton me virusin korona me mjete personale dhe kapacitete shêndetêsore. Në të njejtën kohë bashkëpunimi ndërkombëtar ështe e përforcuar gjatë kësaj krize shëndetësore. Japonia është e lumtur që mundet ti mbështet përpjekjet e juaja. Japonia gjitmon i ka mbështet reformat e juaja drejt rrugës euro-atlantike. Në këtë rast do doja tju uroj pë anëtarësim tuaj ne NATO dhe fillimin e negociatave aderuese për BE. Përpjekjet e juaja në reforma do të intensifikohen dhe Japonia do të donte ti mbështes”- theksoi Ambasadorja Haneda gjatë ceremonisë.
Në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes mori pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë Filipçe i cili theksoi se donacioni nga Ambasada e Japonisë është ndihmë e rëndësishme dhe mbështetje për sistemin shëndetësor, aty ku më shumë nevoitet. “Ambasada e Japonisë është një nga ambasadat më aktive. Në kuadër të bashkëpunimit me sektorin shëndetêsor e cila në vazhdon për shumë vite.
Jemi dëshmitar edhe tani se numër i madh i pajisjeve medicinale edhe krahas asaj që është donuar para më shumë se njëzet vite funksionon shkëlqyeshëm dhe akoma aplikohet në veprimtarinë shëndetësore, në atë mënyre duke ju ndihmuar ë shërbimet të cilët i pranojnë pacientët. Është karakteristike për çdo donacion të cilën e kemi pranuar deri tani nga Ambasada e Japonisë vendit dhe popullit Japonoz është stidiuar me hollësi. Në cilën mënyrë i analizojmë, nëcilën mënyrë do ti shfrytëzojmë dhe si në të vërtet do tju shërbejë për nevojat e pacientëve tanë. Në këtë kuptim mbëahtetja e qendrave rajonale shtëpitë shëndetësore në Kratove, Kavadarc, Makedonski Brod, në Shkup ishte dicka që punuam në mënyrë intensive në periudhen e kaluar. Dua të shpreh faleminderim të dëshiroj që ky bashkëpunim i suksesshëm të vazhdojë edhe më tej”, potencoi Ministri Filipçe dhe shtoi se për herë të parë në vendin tonë, falenderim Ambasadës Japoneze në dispozicion kemi ilaçin “Avigan” – për pacientë me COVID19.
Next Post

Ekspozitë e Pavle Kuzmanovskit në Çifte Hamam

Arti i vërtetë nuk është irracional…ai është real, i qartë, konkret…nuk ka mashtrim, lojë apo manipulim. Të merresh me art do të thotë të ndjehesh i lirë, të jesh një fëmijë edhe pse më nuk je i tillë. Të merresh me art gjatë gjithë jetës tënde do të thotë t’i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: