ZMPJ Isaki, bisedë telefonike me Sek.Shtet. për Çështjet Politike në MPJE të Kroacisë, Frano Matosic.

vull

 Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë sw Veriut, Fatmire Isaki, pati një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit për Çështjet Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, Frano Matosic.

Gjatë bisedimeve, u shpreh kënaqësia e ndërsjellë nga marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunimi i suksesshëm midis dy vendeve, si dhe gatishmëria për intensifikimin e mëtejshëm të dialogut politik dhe thellimin e bashkëpunimit në nivelin dypalësh, rajonal dhe multilateral.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë bashkëpunimin në fushën ekonomike, bashkëpunimin kulturor si dhe aktivitetet në lidhje me angazhimet e mëtejshme për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicave në të dy vendet.

Zëvendës Ministri Isaki shprehu mirënjohje për mbështetjen e fortë dhe të parezervë të Kroacisë për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë Veriore dhe fillimin e negociatave të pranimit të vendit tonë. Në këtë drejtim, Sekretari i Shtetit Matosiç theksoi se Kroacia do të vazhdojë me mbështetjen e fortë dhe të vendosur për integrimin evropian të Maqedonisë Veriore dhe do të avokojë me zë të lartë për fillimin zyrtar të negociatave të pranimit të vendit tonë me Bashkimin sa më shpejt të jetë e mundur.

Situata aktuale në rajon dhe më gjerë, iniciativat për bashkëpunim rajonal si dhe sfidat aktuale shëndetësore në trajtimin e virusit Covid-19 dhe pasojat e krizës shëndetësore u diskutuan gjithashtu në takim.

Next Post

Dimitrov në takim me Eurodeputetin Kuçuk

“Vetëm me respektim dhe me zbatim të vlerave evropiane mund të arrijmë në zgjidhje të ndërsjellë që do të mundësojë mbajtjen e sa më të shpejtë të konferencës ndërqeveritare të shumëpritur dhe të merituar, si fillim zyrtar i procesit për të cilin jemi të gatshëm.”   Zëvendëskryetari i Qeverisë për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: