Zoran Shapuriq është emëruar në postin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi

vull

Ish-ministri përgjegjës për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrjet vendore, Zoran Shapuriq është emëruar në postin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi.

 

Emërimi i tij u bë në mbledhjen e djeshme të Qeverisë ku kaluan disa vendime të rëndësishme.

 

Zoran Shapuriq është kuadër nga Partia Liberal – Demokrate dhe se ai deri tani ishte pjesë e kabinetit qeveritar të Zaevit, i angazhuar si ministër pa portofol, por me detyra për kompanitë vendore.

 

Në vend të tij në postin e ministrit erdhi Hisen Xhemaili nga radhët e BDI-së.

Next Post

Njihuni me policen e parë në Kosovë

Gruaja e parë police në Kosovë ishte Fehmije Gashi-Bytyqi. Ajo ka rrëfyer për rrugëtimin e saj në Policinë e Kosovës dhe paragjykimet që i ka marrë për vendimin e saj. Gruaja e parë police në Kosovë rrëfen përvojat gjatë ushtrimit të këtij profesioni Kur ajo veshi uniformën e policisë u […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: