Zudi Koka kandidat për kryetar të Çairit!

Kohanews Admin

Aleanca për Shqiptarët këtë herë si duket mundi koalicionin e saj Alternativën duke i marrë dhe kandidatin për kryetar në komunën e Çairit.

Ndonëse në garë ishin Bekim Sali nga Alternativa dhe Zudi Koka nga Aleanca për Shqiptarët, ky i fundit si duket fitoi garën për të garuar në zgjedhjet lokale për kryetar komune.

Me këtë, si duket Aleanca për shqiptarët po mbisundon mbi partnerin e koalicionit të saj Alternativa duke i marrë kështu shumë kandidatura edhe pse në zgjedhje do të garojnë bashkë.

Krahas Çairit, Aleanca për shqiptarët do të ketë kandidat edhe në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë e Dibër, si komuna më të mëdha shqiptare e duke e lënë Alternativën me vetëm disa komuna rurale.

Next Post

Vazhdon pastrimi dhe krasitja e drunjve në rrugët e vendit, drejtori Bekim Memeti edhe për uikend në terren (Video)

Ndërrmarja Publike ”Rrugët e Maqedonisë së Veriut” vazhdon me aksionin për pastrimin e rrugëve dhe autostradave edhe gjatë uikendeve. Kreu i këtij institucioni Bekim Memeti tha se do të ketë aksione të tilla edhe të dielave me qëllim që të kemi rrugë të pastërta gjithandej. Me këtë rast shumë punëtorë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: